E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodafone pranë fëmijëve të fshatit SOS

Nëpërmjet projekteve të përgjegjshmërisë sociale, Vodafone Albania merr pjesë në jetën në komunitet dhe u përgjigjet nevojave të zhvillimit shoqëror të fëmijëve dhe të rinjve të ndjeshëm e të cenuar të shoqërisë. Ndaj këtë vit, Vodafone ka vendosur të jetë me fëmijët e fshatit SOS për Krishtlindje, duke u sjellë shtëpive të këtij fshati shpirtin e festave të Krishtlindjes. Pikërisht në këtë atmosferë festash ku këta fëmijë kanë më shumë nevojë se kurrë për dashuri dhe buzëqeshje, punonjësit e Vodafone u gjendën pranë tyre, duke zbukuruar ambientet e shtëpive, si dhe duke dhuruar libra që këta fëmijë të ndihen si në një familje sa më të ngrohtë për festa. Fshati SOS krijon familje për fëmijët në nevojë, i ndihmon ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të marrin pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›