Berisha paralajmëron Merkel dhe Sarkozinë: Do keni probleme me evazionin
Berisha i kujton vendeve të BE: Po rritët taksat, rritet evazioni, kini kujdes
Tani vërtet trupin e ka si të një djaloshi të ri, por mendja po e lë. Nuk i thonë pak, sa herë të kesh një grip, të të bjerë të fikët. Por Berisha tregoi në mbledhjen e sotme të qeverisë sërish se nuk ka lidhje me realitetin shqiptar. U bënë muaj që nuk flet në mbledhje qeverie për një projekt konkret, por përsërit të njëjtën histori: kriza e borxheve po i merr frymën BE-së, por ne i rezistuam dallgës. Sot ka zgjedhur të shkojë edhe më tej. Nëse më parë tha se marrëveshja historike për shpëtimin e euros nuk u vendos në Bruksel, por në Marsejë ku ishte edhe ai, tani Berisha deklaroi se BE nuk ka qenë e kujdesshme kur hartoi marrëveshjen. Berisha tha se ata bënë mirë që vendosën disiplinë në shpenzime, por harruan problemin e evazionit fiskal. Vendosën disiplinë të hekurt në shpenzime, por jam i bindur se në kohën që vjen do të shqyrtohen dhe faktorë të tjerë themelore, në mendjen time janë evazioni fiskal, i cili sa më të larta taksat, aq më shumë rritet, tha Berisha. Kryeministri ynë mendon se sistemi i vjeljes së taksave është në duart e Ridvan Bodes në vendet e Europës. Më pas Berisha tha se vendi ynë është i vetmi që njeh rritje ekonomike, ulje të papunësisë, rritje pagash, investimesh të huaja, etj.