E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria përgatitet të kërkojë para nga FMN, por përballet me kushte të forta. Arabët i japin Bodes kredi koncensionare

Share

Qeveria ka pranuar realitetin e zymtë ku ndodhen financat shqiptare dhe po përgatitet që të shtrijë dorën ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmë financiare. Siç njofton e përditshmja Shqip, qeveria pritet të përballet me kërkesa të forta nga FMN në rast se dëshiron të marrë kredi prej saj. Kështu, ato që dikur ishin rekomandime të FMN për uljen e pagave dhe për rritjen e taksave, do kthehen tani në kusht për marrjen e parave. FMN do kërkojë me çdo kusht uljen e nivelit të borxhit, të cilin qeveria po e rrit rregullisht.

Ndërkohë që qeveria është në krizë të thellë për para, çka e tregoi edhe fakti se nuk arriti dot të japë shpërblim për të moshuarit, ministri i Financave ka arritur të marrë një kredi nga Emiratet Arabe. Ai ka nënshkruar një kontratë për kredi koncensionare, shkruajnë mediat e Emirateve. Bëhet fjalë për një shumë prej 50 milion dollarë për projektin e rrugës Tiranë- Elbasan.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›