BB: Parashikimi global për ekonominë 2010, rritja e ngadaltë

Tiranë, 21 janar, NOA Në raportin e saj më të
fundit "Parashikimi global për ekonominë 2010", Banka Botërore ka frenuar
shpresat për një rritje të shpejtë të ekonomisë ndërkombëtare. Sipas këtij
dokumenti, ekspertët kanë deklaruar se ekonomia botërore po del nga kriza më
ngadalë nga sa është parashikuar. Ekspertët kanë deklatuar se situata në
tregjet financiare mbetet ende e vështirë dhe kërkesa private vazhdon të jetë e
dobët për shkak të papunësisë.
Kështu, pasojat e krizës ekonomike dhe
financiare do të ndihen edhe dhjetë vitet e ardhshme bëjnë me dijeni ekspertët.
Sipas Bankës Botërire, këto pasoja do të
rëndojnë më shumë mbi vendet në zhvillim megjithë fillimin e rimëkëmbjes.
Sipas parashikimit të Bankës Botërore
rendimenti ekonomik në të gjithë botën këtë vit do të rritet me 2,7 për qind
dhe vitin e ardhshëm me 3,2 për qind. Gjatë vitit 2009 rendimenti i ekonomisë
botërore ra me 2,2 për qind ndërsa tregtia me më shumë se 14 për qind.
n.e/NOA