E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Gjelbër kundër vendimit të qeverisë për projektin bërthamor

Tiranë, 21 janar, NOA - Partia e Gjelbër ka reaguar
ndaj vendimit të qeverisë për realizimin e projektit të shumë përfolur të
centralit bërthamor, si dhe të ngritjes së agjencisë që do të merret me përgatitjen
e programit bërthamor për Shqipërinë.Shqipëria nuk ka nevojë për ndërtimin e një centrali bërthamor pasi ka burime
të tjera alternative për prodhimin e energjisë, thuhet në deklaratën e kësaj partie.Sipas saj, kjo politikë i ka dhënë të gjitha
provat që nuk mund të menaxhojë situata të vështira dhe katastrofa.

Mjafton të kujtosh tragjedinë në Gërdec dhe
jo më të bëhet fjalë për të përballuar një incident bërthamor në një central të
kësaj natyre i cili do të shkaktonte dëme të pallogaritshme jo vetëm për
Shqipërinë, por dhe për Ballkanin e më gjerë, shtohet më tej.Më pas, drejtuesit e Partisë së Gjelbër kanë deklaruar se politika jonë ka 20
vjet që sillet keq me mjedisin dhe se ajo jo vetëm që nuk ka marrë masa për
zvogëlimin e krizës ekologjike që po kalojmë por e ka thelluar atë me
neglizhencën që ka treguar gjatë këtyre viteve në zbatimin dhe përmirësimin e
legjislacionit mjedisor.

Të mos e thellojmë më tej këtë krizë duke
depozituar mbetjet bërthamore në vendin tonë. Nëse politika vendos për
ndërtimin e një centrali bërthamor, ne Të Gjelbrit, do ti drejtohemi
iniciativës për mbajtjen e një referendumi mbarë kombëtar për ta ndaluar atë.
Ne, si të Gjelbër, i themi JO kësaj nisme, pasi është më mirë që tu trashëgojmë
fëmijëve tanë panele diellore dhe jo mbetjet bërthamore që lënë pas këto
centrale, përfundon deklarata e lartpërmendur.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›