E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, me anë të bonove të thesarit

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot shtesa në ligjin për legalizimet me anë të bonove të thesarit. Ndryshimet e bëra në këtë ligj e zgjerojnë mundësinë e përdorimit të bonove të thesarit edhe për zonat informale. Kështu në tokat jashtë vijave të verdha ky privatizim do të realizohet 50 përqind në bono privatizimi dhe 50 përqind në lekë. Konkretisht projektligji parashikon që pronari i ndërtimit pa leje mund të paguajë me bono privatizimi deri në 50 përqind të vlerës së parcelës ndërtimore jashtë vijave të verdha. Pagesat që konsistojnë deri në 50 përqind me bono privatizimi të vlerës së ndërtesës janë përkatësisht me sipërfaqe mbi 500m2, 300m2 si dhe 100 m2. Legalizimi është një proces i cili ka ndikim të ndjeshëm në procesin e legalizimeve dhe për këtë arsye ky projektligj është i justifikuar nga pikëpamja ligjore për t'u trajtuar me procedurë të përshpejtuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›