Ndryshimi i ligjit të legalizimeve, gjysma e tokës me letra me vlerë

Gjysma e vlerës së truallit në zonat informale që janë futur në proces legalizimi do të mund të paguhet me letra me vlerë. Disa javë diskutime mbi shifrat dhe sipërfaqet e tokës që do të paguhen me këtë formë kanë përfunduar me miratimin nga Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat i ndryshimeve ligjore. Sipas projektligjit që u miratuar është e mundur që për sipërfaqet brenda apo jashtë vijave të verdha pjesa mbi 300 dhe 500 metra katrorë të paguhet deri në 50 për qind me letra me vlerë.
“Projekti ka si synim që të saktësojë që me bono privatizimi deri në 50%
të vlerës së legalizimit jashtë vijave të verdha për sipërfaqe të
parashikuara në pikat përkatëse të nenit 19 mund të behet legalizimi
deri ne 50% me bono privatizimi. Gjithashtu ndryshimi ka prekur edhe
nenin 20 për të saktësësuar sipërfaqet për të cilat legalizimi do të
bëhet pjesërisht në lekë dhe pjesërisht, deri në 50% të saj, me bono
privatizimi” tha Isida Koka, specialiste e Ministrisë së
Financave.
Mundësia për përdorimin e letrave me vlerë në legalizim ka
sjellë një gjallërim të tregut të këmbimit tyre. Bonot e Privatizimt,
shiten ditët e fundit me vlerë 22-23 për qind, nga 2-3 për qind që
shiteshin për vite me rradhë. Kërkesa për to është e lartë pasi vetëm në
Tiranë janë mbi 80 mijë deklarime për ndërtime që kërkojnë të
legalizohen.
Adi Darsi