E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat e biznesit të madh, afati skadon më 4 shkurt

Nëse deri në datën 4 shkurt bizneset e mëdha nuk pajisen me kasa elektronike atëherë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vendosë gjoba që fillojnë nga 100 mijë lekë dhe nëse ky biznes nuk do të pajiset për dhjetë ditë pas këtij konstatimi atëherë ai gjobitet me 500 mijë lekë. Kjo ka qenë deklarata e drejtoreshës së planifikimit, statistikave dhe raportimit pranë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve e Elona Dacaj.
Sipas Dacajt deri në këto momente janë pajisur me kasa elektronike rreth 9300 biznese dhe pritet që futja në fuqi e sanksioneve të reja të shtojë edhe numrin e bizneseve që do të pajisen me kasa elektronike.
Këto sanksione ligjore do të jenë të vlefshme për të gjitha ato biznese që regjistrohen si subjekte apo persona që ushtrojnë veprimtari tregtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›