Gjykata Kushtetuese vendos sot për Verifikimin e Titujve të Pronësisë
Avokati i Popullit ankimon ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Sot vendoset mbi kushtetutshmërinë e zbatimit të ligjit
Eljona Ballhysa
Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot për të shqyrtuar mbi një kërkesë të Avokatit të Popullit, Ermir Dobjani, i cili ka kërkuar shpalljen antikushtetues të ligjit për verifikimin e titujve të pronësisë për shkak se ai bie në kundërshtim me 6 nene të Kushtetutës. Dobjani gjithashtu ka kërkuar pezullimin e zbatimit të këtij ligji deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Avokatit të Popullit, ligji në fjalë, nëpërmjet ngritjes së komisioneve vendore të verifikimit të titujve të pronësisë, krijon gjykata paralele, gjë që bie në kundërshtim me Kushtetutën. Ndërkaq, Gjykata kushtetuese e ka parashikuar seancën për shqyrtimin e kërkesës ankimore të Avokatit të Popullit në datën 22 shtator. Pavarësisht kësaj kërkese, Komisioni Qeveritar i Tokës dhe komisionet vendore të ngritura në bazë të ligjit në të gjitha qytetet e vendit vazhdojnë të zbatojnë ligjin duke hequr me dhjetëra tituj pronësie.
Kërkesa
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë me kërkesë të Avokatit të Popullit kushtetutshmërinë e ligjit që parashikon verifikimin e titujve të pronësisë për tokat e marra me Ligjin 7501, ose të tokave ish-fermave. Kushtetuesja ka përcaktuar në rendin e saj të punimeve shqyrtimin e kërkesës për “shfuqizimin si antikushtetues të Ligjit Nr. 9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. Po ashtu, ky subjekt ka kërkuar edhe shfuqizimin e VKM-së Nr. 1269, datë 17.09.2008 “Për përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave shtetërore të ngarkuara për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”. Si kërkesë të dytë Avokati i Popullit, Emir Dobjani, parashtron pezullimin e veprimit të ligjit dhe vendimit deri në vendimmarrjen nga Gjykata Kushtetuese. Në kërkesë, të shoqëruara edhe me analizë, Avokati i Popullit përmend se ligji shkel gjashtë nene të Kushtetutës së Shqipërisë. “Ligji është në kundërshtim me parimin e sigurisë juridike; ligji është në kundërshtim edhe me Nenin 7 të Kushtetutës, normë që parashikon një nga parimet bazë mbi të cilin organizohet dhe funksionon një shtet me tipare demokratike, atë të ndarjes dhe balancimit të pushteteve; ligji është në kundërshtim me Nenin 41 të Kushtetutës, në të cilin parashikohet mbrojtja dhe garantimi i një prej të drejtave themelore të njeriut, ajo e pronës private; ligji është në kundërshtim edhe me Nenin 42/2 të Kushtetutës; Nenin 15/1, 17 dhe Nenin 5 të Kushtetutës”, - thuhet në kërkesë. Po ashtu, sipas mendimit të Avokatit të Popullit, ky ligj lë shteg të gjerë për abuzime, subjektivizëm dhe selektivitet gjatë zbatimit të tij. “Ligji, në tërësinë e tij, përveç të tjerave, paralelizon dhe zëvendëson dispozitat e Kushtetutës dhe të Kodit Civil me ato të Kodit të Procedurave Administrative. Ligji Nr. 9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” krijon struktura shtetërore, paralele me gjykatat. Komisioni Qeveritar i Tokave dhe komisionet vendore pranë prefektit në qarqe ushtrojnë kompetenca që janë ekskluzive për pushtetin gjyqësor”, - vijon më tej paraqitja e fakteve. Kërkesa e Dobjanit drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka marrë shkas nga ankesat e personave fizikë dhe juridikë për këtë ligj si: shtetasi Nazmi Drizi, banues në Kastriot të Dibrës, që ka pretendime ndaj mënyrës së funksionimit të Komisionit Vendor pranë Prefekturës; dhe nga administratori i shoqërisë “Dudaj Construction” sh.p.k. Kjo shoqëri ka blerë një sipërfaqe toke 59 000 m2 në Gjirin e Lalzit, Durrës, por zbatimi i projektit po pengohen nga miratimi i Ligjit Nr. 9948.
Qeveria vazhdon zbatimin e ligjit dhe anulimin e titujve të pronësisë
Pavarësisht kërkesës së bërë nga Avokati i Popullit mbi antikushtetutshmërinë e ligjit, qeveria vazhdon ta zbatojë atë. Madje, pak kohë më parë, Genc Pollo, në rolin e zëvendëskryeministrit dhe kryetarit të Komisionit Qeveritar të Tokës, bëri të ditur se në zbatim të këtij ligji, Komisioni ka anuluar titujt e pronësisë për mijëra hektarë tokë. “Ka pasur raste skandaloze si zaptimi përmes falsifikimit dhe abuzimit të oborrit të shkollës Libofshë në rrethin e Fierit. Ose zaptimi i tokës së parashikuar për varreza në fshatin Dermenas, po në rrethin e Fierit. Komisioni Vendor pranë prefekturës mori një nga vendimet e duhura duke zbatuar ligjshmërinë, duke ndëshkuar zaptuesit dhe duke u bërë një shërbim të çmuar komuniteteve të Libofshës dhe Dermenasit. Tashmë nxënësve të Libofshës u është rikthyer oborri i shkollës së zaptuar prej më shumë se 10 vjetësh, ndërsa banorët e Dermenasit do të mund të ndërtojnë varrezën e fshatit në tokën e planifikuar”, - është shprehur Pollo. Sipas kryetarit të Komisionit Qeveritar i Tokës, deri tani u janë marrë zaptuesve afro 68 mijë hektarë tokë. Konkretisht, në prefekturën e Fierit 32 mijë hektarë, në Vlorë 30 mijë hektarë etj. Sipas tij, ky komision po shikon me përparësi verifikimin e titujve të pronësisë në zonat turistike bregdetare ku dhe vlera e tokës është më e lartë. “Por, me përparësi po shqyrtohen abuzimet në brezat turistikë dhe janë identifikuar jo pak sipërfaqe të marra në mënyrë të kundërligjshme. KQT dhe komisionet vendore po punojnë dhe së shpejti priten vendimet e para për duzina hektarësh që do t’u hiqen zaptuesve. Kështu korrigjohen padrejtësitë e bëra në të shkuarën nga ofiqarë abuzivë dhe nga persona privatë të pangijshëm. Kështu u kthehen komuniteteve hapësira të përdorimit publik si dhe krijohet gradualisht një fond për kompensimin e ish-pronarëve”, - është shprehur Pollo.
Ligji
Objekti i vlefshmërisë ligjore të tokës në pronësi
1. Kanë vlefshmëri ligjore titujt e pronësisë private mbi tokën, të krijuar te:
a) sipërfaqet, që më dt. 1.8.1991 kanë figuruar në regjistrat kadastralë, në zërin “Tokë bujqësore” dhe janë përfshirë në territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqësore deri në kohën e hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, të ndryshuar.
b) Sipërfaqet e tjera të tokave bujqësore, të administruara nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore, të kaluara për ndarje për fshatrat e ish-kooperativave bujqësore vetëm me miratim të ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, deri në kohën e hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 8337, datë 30.4.1998 “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”.
c) Sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-NB-ve, sipas dispozitave të përcaktuara në Ligjin Nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore”.
2. Nuk kanë vlefshmëri ligjore titujt e pronësisë në të gjitha sipërfaqet e tjera, që më 1.8.1991 nuk kanë figuruar në regjistrat kadastralë, në zërin “Tokë bujqësore”, si pyje, livadhe, kullota, tokë pyjore dhe sipërfaqe të tjera të tokës jobujqësore, pavarësisht miratimit të ndryshimeve dhe kalimeve të këtyre zërave në tokë bujqësore pas kësaj date.
Nenet e Kushtetutës që shkel ligji:
Ligji është në kundërshtim me Nenin 41 të Kushtetutës në të cilin parashikohet mbrojtja dhe garantimi i një prej të drejtave themelore të njeriut, ajo e pronës private.
Ligji është në kundërshtim edhe me Nenin 42/2 të Kushtetutës, që parashikon se
kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Neni 15/1 i Kushtetutës sanksionon se:
“Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”.
“Akti administrativ i komisioneve, Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi, i ka sjellë pasojat e tij juridike me regjistrimin në ZRPP të rrethit. Në këtë moment, akti administrativ shndërrohet në një marrëdhënie juridike pronësie. Këtu është edhe kufiri që e ndan procedurën administrative dhe pushtetin ekzekutiv nga pushteti gjyqësor”, - argumenton Dobjani.
Neni 17 i Kushtetutës parashikon:
“Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik dhe për mbrojtjen e të drejtave të tjerëve. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”.
Neni 5 i Kushtetutës afirmon qartë faktin që:
“Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të”.
Në Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës parashikohet që çdo personi, fizik apo juridik, duhet t’i respektohet apasuria e tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.
22 Shtator 2009