E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lakrori - “Platforma ime synon bashkimin e të majtës”

 

Kandidati për kryetar të PS-së, Maqo Lakrori, në përgjigje të pyetjeve të bëra nga të pranishmit dje në Korçë u shpreh se platforma që ka paraqitur synon bashkimin e gjithë të majtës. “Ne duhet të kishim bërë koalicion me gjithë forcat politike të majta. Unë që tetorin e vitit të kaluar, pra tetë muaj para se të zhvilloheshin zgjedhjet, kam propozuar këtë bashkim në Asamblenë Kombëtare, të bashkoheshim me socialistët e LSI, Meta e ta përcaktonte vetë qëndrimin e tij, të bashkoheshim edhe me PSV91. Por Asambleja nuk u mblodh për 6 muaj. Mendoj se po të ishte bërë bashkimi që në atë kohë, nuk do të gjendeshim në këtë situatë sot”, tha Lakrori. Ai vlerësoi deklaratat e ndërkombëtarëve dhe tha se ato duhen lexuar me kujdes. “Ne duhet të mbajmë mirë parasysh ç’ka na këshillojnë ndërkombëtarët, sepse ka shkuar ajo kohë kur ne nuk çanim kokë për ta”, tha Lakrori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›