BB: Shqipëria, e dyta mes 10 ekonomive reformatore në botë
Vendet me ekonomitë më reformatore
Sipas raporti të BB-së:
1. Azerbajxhani
2. Shqipëria
3. Republika Kirgize
4. Bjellorusia
5. Senegali
6. Burkina Faso
7. Botsvana
8. Kolumbia
9. Republika Domenikane
10. Egjipti
Nuamarh: Shqipëria ka lehtësuar rregullat për të bërë biznes
Raporti “Si të bësh biznes”: Shqipëria nga vendi i 135-të në të 86-in
Ndërsa politika shqiptare është përfshirë në debate mbi zhvillimet ekonomike, ku qeveria deklaron arritjet dhe opozita bën e përligj këtë duke deklaruar se ekonomia shqiptare po bën prapa, një përgjigje decizive vjen nga një institucion ndërkombëtar që mat me standarde zhvillimin ekonomik. Banka Botërore ka zbuluar në studimin e fundit se Shqipëria po bën përpara. Reformat ekonomike janë ndër më të mirat ndër vendet e rajonit dhe për më tepër, qeveria shqiptare ka bërë gjithë përpjekjet për të lehtësuar aktivitetin e biznesit. Tashmë të bësh biznes në Shqipëri është shumë më e lehtë se një vit më parë, janë lehtësuar shumë rregulla për të bërë biznes dhe kjo falë reformave që ka ndërmarrë qeveria. Vlerësimet vijnë nga Banka Botërore, e cila ka renditur Shqipërinë të dytën mes 10 vendeve reformatore. Të dhënat e raportit “Si të bësh biznes 2009” të Bankës Botërore, shefja e Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Camille Nuamah. Sipas Nuamah, Shqipëria ka kapërcyer nga vendi i 135-të në të 86-in në të bërit biznes, nga reformat në zvogëlimin e tatimit mbi fitimin, pagesa online e taksave, krijimi i regjistrit të kredive, QKR-së. Ajo veçoi dje nga raporti se Shqipëria renditet e dyta mes 10 ekonomive reformatore në botë që kanë kryer reforma për të lehtësuar bërjen e biznesit gjatë periudhës 2007-2008. Raporti "Si të bësh biznes 2009", i publikuar dje është botimi i 6-të i një serie të përvitshme të Bankës Botërore dhe IFC-së. Huamah nënvizoi se “Shqipëria ka thjeshtuar dhe lehtësuar rregullat në katër, nga dhjetë treguesit e vlerësuar nga ky raport përgjatë një viti (qershor 2007-qershor 2008), duke kapërcyer në këtë mënyrë dhe renditjen e përgjithshme në të bërit biznes, nga vendi i 135-të në atë të 86-të. Në këtë mënyrë, Shqipëria është e krahasueshme me vendet e tjera në rajon”. Ndër reformat, të cilat favorizuan Shqipërinë në këtë renditje, shefja e Bankës Botërore në Tiranë, Nuamah, përmendi zvogëlimin e nivelit të tatimit mbi fitimin nga 20% në 10% dhe futjen e pagesës online të taksave për biznesin e madh, të cilët janë dhe kontribuuesit kryesorë. Ndërkohë, në Shqipëri është shënuar progres lidhur me kreditimin, përmes krijimit të regjistrit publik të kredive dhe forcimit të mbrojtjes të të drejtave të investitorëve dhe aksionerëve, përmes ligjit të ri të shoqërive tregtare. “Raporti “Si të bësh biznes 2009” konfirmon progresin e dukshëm që Shqipëria ka bërë gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, përmes krijimit të rregullave për një ekonomi funksionale tregu”, - tha Camille Nuamah, drejtuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. “Vendi duhet të mbështetet mbi këto arritje duke siguruar në të njëjtën kohë që “rregullat e reja” të jenë edhe “rregulla të mira”, pra, që zbatohen në mënyrë transparente, eficiente, të barabarta dhe që lehtësojnë, më shumë sesa pengojnë investimet e mira dhe krijimin e vendeve të punës”.
Reforma e parë është ajo për mbrojtjen e investitorëve, ku Banka Botërore ka vlerësuar ligjin e ri për shoqëritë tregtare, i cili ka forcuar të drejtat e aksionerëve të vegjël. Po kështu, Banka vlerëson edhe reformat e ndërmarra për të lehtësuar nisjen e një biznesi. Heqja e hallkës së gjykatave për të regjistruar bizneset dhe futja e procedurës "One Stop Shop" komentohet nga banka si një zhvillim pozitiv, që ka ulur kohën e nisjes së një biznesi nga një muaj në 8 ditë. Raporti vlerëson dhe krijimin e regjistrit të kredive, si dhe reformën fiskale me taksën e sheshtë. Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, Shqipëria vijon të ketë probleme në disa fusha, si praktikat e munguara të mbylljes se bizneseve, vështirësia për lejet e ndërtimit dhe kostot e larta të hapjes se një biznesi, por edhe ato për të punësuar punonjës.
Shqipëria, e dyta në rajon ndër 10 ekonomitë reformatore
Sipas raportit të BB-së “Si të bësh biznes në 2009”, vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, 23 nga 25 vendet e rajonit kanë kryer 62 reforma rregullatore, që përbëjnë ndërkohë më shumë se një të katërtën e reformave të kryera në botë gjatë kësaj periudhe. Katër nga dhjetë ekonomitë më reformatore për këtë vit gjenden në këtë rajon. Ekonomitë më reformatore renditen si më poshtë: Azerbajxhani, Shqipëria, Republika Kirgize, Bjellorusia, Senegali, Burkina Faso, Botsvana, Kolumbia, Republika Domenikane dhe Egjipti. “Vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore vazhdojnë të udhëheqin në nivel botëror për sa i përket lehtësimit të barrierave rregullatore dhe qëndrueshmërisë së axhendës së reformave”, - thotë Svetlana Bagaudinova, bashkautore e këtij raporti. “Shqipëria këtë vit u është bashkuar vendeve që kryesojnë reformat duke e bërë më të lehtë për sipërmarrësit të bëjnë biznes dhe të krijojnë vende pune”. Nga ana tjetër, Singapori udhëheq për të tretin vit radhazi renditjen në rang botëror për kuadrin e përgjithshëm rregullator të bërjes biznes. Zelanda e Re pason e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara që renditen të tretat. Në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore vendet që renditen më mirë janë Gjeorgjia (15), Estonia (22), Lituania (28), Letonia (29) dhe Azerbajxhani (33). Raporti “Si të bësh biznes 2009” rendit 181 ekonomi sipas lehtësisë së të bërit biznes, bazuar në 10 tregues që regjistrojnë kohën dhe koston që duhet sipas rregullave të aprovuara nga qeveria për të filluar dhe zhvilluar një biznes, të bërjes tregti ndërkufitare, pagimit të taksave dhe mbylljes së një biznesi. Kjo renditje nuk reflekton fusha të tilla, siç janë politikat makroekonomike, cilësia e infrastrukturës, luhatjet e monedhës, perceptimi i investitorëve dhe niveli i kriminalitetit.
Berisha: BB, institucioni më serioz i planetit vlerëson reformat në Shqipëri
Kreu i ekzekutivit ka përfituar nga mbledhja e Këshillit të Ministrave për t’i deklaruar kabinetit që drejton se përshëndet vlerësimet e raportit të Bankës Botërore të publikuara dje në mesditë “Si të bësh biznes në 2009”. Kryeministri Berisha përshëndeti rezultatet për Shqipërinë të raportit të Bankës Botërore “Si të bësh biznes në 2009”, duke e konsideruar si vlerësim të procesit të reformave dhe klimës së biznesit në vend. “Sot, është një ditë shumë e veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në analizën që institucioni më serioz i planetit, Banka Botërore, i bën reformave ekonomike të periudhës pranverë 2007-pranverë 2008 e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në botë në përmbushjen e reformave që ka ndërmarrë”, - ka deklaruar dje kreu i qeverisë, Berisha. Ai nënvizoi ndër të tjera se “në klasifikimin e përgjithshëm, Shqipëria lë mbrapa në tërësi rreth 50 vende. Ky rezultat ishte për reformat e një viti, ndërkohë që reformat në vazhdim të këtij viti kanë bërë që Shqipëria të spostohet në pozicionin e saj nga vendi i 136-të në vendin e 86-të, ndërsa në disa tregues Shqipëria po ecën drejt çatisë së botës. Dua t’ju njoftoj se në vlerësim nuk janë përfshirë një seri reformash që nënkuptojnë dhjetëra e qindra vendime, amendime dhe ligje, të cilat janë marrë pas periudhës së mbylljes së datës së raportit”, - u shpreh Kryeministri. Kryeministri Berisha theksoi se raporti do të analizohet hollësisht nga të gjitha ministritë dhe agjencitë për të përcaktuar të gjitha detyrimet që dalin, për të ndërmarrë hapa të tjerë në këtë drejtim dhe për të vazhduar reformat”.