E Shtunë, 31 Tetor 2026

“ProCredit Bank” rrit normën e depozitave

ProCredit Bank” rrit normën e interesave të depozitave në lekë dhe valutë të huaj. Burimet zyrtare të kësaj banke bënë me dije dje se banka ka vendosur të rrisë depozitat në valutë të huaj, euro e dollarë, si dhe në monedhën vendase, lekë. Madje, këtë herë banka vjen edhe me afate të reja depozitash, që do të jenë ato 9-mujore dhe 18-mujore. Klientët e kësaj banke do të përfitojnë më shumë nga kursimet e tyre, pavarësisht nga shuma që do depozitojnë. Në fund të një sezoni shumë të suksesshëm veror për fushatën e depozitave me afat dhe duke vijuar me strategjinë e promovimit dhe motivimit të kulturës së kursimeve, “ProCredit Bank” rrit normat e interesit për depozitat me afat në lekë, euro dhe dollarë. Duke filluar nga data 1 shtator 2008, pavarësisht nga shuma që depozitojnë, të gjithë klientët do të përfitojnë interesa më të larta për të gjitha depozitat me afat, si dhe do të kenë avantazhe të tjera. Aksionerët e fortë ndërkombëtarë, përvoja e gjatë dhe e qëndrueshme, stafi i kualifikuar, miqësor dhe i përkushtuar, transparenca në ofrimin e shërbimeve bankare, përfitimi i rinovimit automatik të depozitës, procedurat e thjeshta etj., janë elementët kryesorë të strategjisë sonë për zhvillimin e biznesit në tregjet ku ne veprojmë. Si rezultat, jemi gjithmonë në gjendje t’u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje personale dhe informacionin që ata kanë nevojë, thjesht dhe me profesionalizëm. Klientët tanë zgjedhin në bazë të qëndrueshmërisë së operacioneve të bankës dhe stabilitetit të politikës sonë të çmimeve. Përveç avantazheve të sipërpërmendura, për të plotësuar nevojat e klientëve tanë për plane kursimi dhe për të ofruar më shumë zgjedhje, “ProCredit Bank” ofron për herë të parë depozita me afat me maturime prej 9 dhe 18 muajsh. Më datë 31 gusht 2008, “ProCredit Bank” Shqipëri ka 34 degë dhe agjenci në vend dhe synon të jetë e pranishme kudo ku jetojnë dhe punojnë klientët tanë. Banka ka një portofol të përgjithshëm aktiv kredie prej më shumë se 134 milionë euro, që u janë dhënë më shumë se 33 mijë klientëve në Shqipëri. Volumi i përgjithshëm i mbajtur në llogaritë e klientëve është mbi 231 milionë euro me një numër të përgjithshëm klientësh prej mbi 140 mijë. Rreth 63% e llogarive të kursimeve dhe depozitave kanë shuma më pak se 1.000 euro. Numri i lartë i llogarive të vogla të kursimeve pasqyron faktin që “ProCredit Bank” ka një orientim serioz drejt “shërbimeve të përgjegjshme bankare”, orientim i cili nxit zhvillimin shoqëror dhe ekonomik. Aksionerët e “ProCredit Bank” Shqipëri janë: “ProCredit Holding AG” dhe “Commerzbank AG”, me bazë në Frankfurt, Gjermani. “ProCredit Bank” është e pranishme në 22 vende: në Evropën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Ndryshimet në normat e interesit të depozitave:

Monedha dhe lloji i llogarisë Interesi (% në vit) Ishte Është Ndryshimi

- LEK

Depozitë me afat: 1 muaj 2.50 2.50 -

Depozitë me afat: 3 muaj 4.80 5.00 ↑

Depozitë me afat: 6 muaj 6.00 6.50 ↑

Depozitë me afat: 9 muaj - 6.80 -

Depozitë me afat: 12 muaj 6.70 7.20 ↑

Depozitë me afat: 18 muaj - 7.30 -

Depozitë me afat: 24 muaj 7.20 7.50 ↑

Depozitë me afat: 36 muaj 7.50 8.00 ↑

- USD

Depozitë me afat: 1 muaj 1.50 1.50 -

Depozitë me afat: 3 muaj 2.00 2.00 -

Depozitë me afat: 6 muaj 2.00 2.30 ↑

Depozitë me afat: 9 muaj - 2.40 -

Depozitë me afat: 12 muaj 2.00 2.60 ↑

Depozitë me afat: 18 muaj - 2.70 -

Depozitë me afat: 24 muaj 2.20 2.80 ↑

- EUR

Depozitë me afat: 1 muaj 2.50 2.50 -

Depozitë me afat: 3 muaj 3.30 3.50 ↑

Depozitë me afat: 6 muaj 3.60 4.30 ↑

Depozitë me afat: 9 muaj - 4.40 -

Depozitë me afat: 12 muaj 4.10 4.50 ↑

Depozitë me afat: 18 muaj - 4.60 -

Depozitë me afat: 24 muaj 4.20 4.70 ↑

Depozitë me afat: 36 muaj 4.50 4.80 ↑

Depozitë me afat: 48 muaj 4.60 4.90 ↑

Depozitë me afat: 60 muaj 5.00 5.00 ↑

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›