E Diel, 1 Nëntor 2026

BB Shqiperia eshte nje histori suksesi ne Evrope

 Kështu e ka cilësuar kryeekonomisti I Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore Indermit Gill, sipas të cilit Shqipëria është një nga të paktat vende, që në një kohë të shkurtër kaloi nga një vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura të mesme e të larta.
“Gill theksoi se Shqipëria është një rast suksesi, sidomos për elementin e parë të këtij modesi atë të konvergjencës, e cila ka të bëjë memënyrën sesi po rritet Shqipëria me një model ekonomik të qëndrueshëm i cili rrit të ardhurat, mirëqënien dhe ritmin e rritjes e ka shumë të shpejtë dhe shumë të madh. Dallohet për nga shpejtësia sesi lëvizi nga një vend me të ardhura të ulëta në një vend me të ardhura të mesme e të larta. Kjo do të thotë që modeli ekonomik ka ndezur motorët e duhur për të garantuar rritje ekonomike rë qendrueshme-deklaroi Guxholli
Ndërkaq sipas zv/minsitrit Rrushaj, suksesi qëndron tek rrtija e pagave dhe e pensioneve që sipas tij ka rritur fuqinë blerëse.
"Ajo që kemi bërë me rritjen e pagave dhe pensioneve gjykohet të jetë një politikë e suksesshme. Thelbi është rritja e fuqisë blerëse e ndikuar nga reformat"-theksoi ai
Shkencëtarët e mëdhenj të ekonomisë kanë arritur në konkluzionin se Evropa ka një model të sajin dhe ky është një model i artë.
Modeli europian garanton konvergjencë, pra rritje të të gjitha ekonomive të të gjitha vendeve të veta të zhvilluara, më pak të zhvilluara dhe në zhvillim.
Sipas zv/ministrit të Financave Rrushaj, Shqipëria është një rast unik që është marrë si shembull, ndërkohë që sipas këshilltares për ekonominë Suzana Guxholli Shqipëria po përpiqet të rrisë produktivitetin, rritjen e punësimit ku pavarësisht krizës e ka mbajtur papunësinë në nivel të qëndrueshëm”
Kryeekonomisti i Bankës Botërore deklaroi një ditë më parë se nëse do të më duhej sot të vija bast për Shqipërinë, do të ishte një bast pozitiv për të falë të gjitha këtyre arritjeve të cilat I garantojnë Shqipërisë një të ardhme të mrekullueshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›