BB: Shqiperine e pret nje e ardhme e mrekullueshme Eglantina Nasi
Shqiperia eshte aktualisht nje histori suksesi ne Europe, ndersa per te ardhmen e saj, mund te jepet pa frike parashikimi se ajo ka per te qene e mrekullueshme. Nje vleresim i tille me superlativa per vendin tone eshte bere dje publikisht nga kryeekonomisti i Bankes Boterore, per Europen dhe Azine Qendrore, Indermit Gill. Ndersa ka prezantuar raportin e "Rritja e arte: Rikthimi i shkelqimit te Europes", ai ka permendur faktin se brenda tij, Shqiperia shfaqet si nje nga te paktet vende qe eshte rritur ekonomikisht. "Sepse ajo arriti ne nje kohe shume te shpejte te kaloje nga vendet me te ardhura te uleta, ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme dhe te larta. Shume pak vende e kane bere kete kalim kaq shpejt sa e ka bere Shqiperia", - deklaroi ai. Duke shtuar me tej, vendi yne e verteton suksesin e modelit evropian edhe lidhur me tiparin e "konvergjences" qe, sipas kryeekonomistit te Bankes Boterore, do te thote qe ai po ecen me shpejtesi me nje konvergjence te shpejte per sa u perket standardeve te jeteses dhe integrimit ekonomik. "Shqiperia nuk zgjodhi as rritjen me mundim dhe kursim, por ate europiane, ku mbizoteron disiplina e ekuilibrimit te faktoreve te zhvillimit qe sjellin rritje ekonomike me rritje te standardeve te jeteses, me konvergim drejt standardeve europiane te zhvillimit", - saktesoi ai lidhur me kete koncept te ecurise ekonomike shqiptare. Duke perfunduar me vleresimin maksimal per kete te fundit. "Gjeja tjeter e mire e Shqiperise eshte se atje po ndodhin gjera shume te mira. Nese do te me duhej te vendosja sot nje bast per Shqiperine do te ishte nje bast pozitiv, fale ndryshimeve te arritura dhe vizionit, Shqiperia ka nje te ardhme te mrekullueshme", - mesohet te jete shprehur Gill. Me tej, eksperti i njohur i Bankes Boterore shpalosi elementet qe duhet te ndreqen ne modelin ekonomik evropian ne teresi, me qellim perballimin e sfidave. Lidhur me kete, raporti qe ai prezantoi citonte konkretisht Europa do te duhet te beje ndryshime te medha ne menyren se si organizon punen dhe qeverine, per shkak te presionit te tendencave demografike dhe deficiteve buxhetore te vazhdueshme. Por edhe se me nje plakje te shpejte te popullsise dhe renie te pjellorise, pa ndryshime ne politikat qe lidhen me punesimin, emigracionin dhe politikat e pensioneve, Europa do te humbte rreth nje milione punetore cdo vit per pese dekadat e ardhshme dhe forca e punes ne Europe parashikohet te tkurren nga 325 milione, ne 275 milione.
Rekomandimet e Raportit te BB-se
Rregullat qe duhet te udheheqin politikeberesit:
- Zgjero perfitimet e tregtise me te lire per ato jashte Bashkimit Europian.
- Merr hua nga jashte vetem per investime.
- Siguroju sipermarrjeve lirine te fillojne, te rriten dhe te mbyllen.
-Perdor para' publike per te katalizuar inovacionet private, jo per t'i zevendesuar ato.
- Harto ligje pune per t'i trajtuar te brendshmit dhe te jashtmit si te barabarte.
- Konsideroje borxhin e qeverise si nje menyre per te financuar investimet publike.
Rekomandimet e Raportit te BB-se
Rregullat qe duhet te udheheqin politikeberesit:
- Zgjero perfitimet e tregtise me te lire per ato jashte Bashkimit Europian.
- Merr hua nga jashte vetem per investime.
- Siguroju sipermarrjeve lirine te fillojne, te rriten dhe te mbyllen.
-Perdor para' publike per te katalizuar inovacionet private, jo per t'i zevendesuar ato.
- Harto ligje pune per t'i trajtuar te brendshmit dhe te jashtmit si te barabarte.
- Konsideroje borxhin e qeverise si nje menyre per te financuar investimet publike.