E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Kursi i ri politik varet nga vendimet e maxhorancës

TIRANE-Deputeti socialist Pandeli Majko pohoi sot se PS do të vijojë një marrdhënie të stacionuar me mazhorancën dhe kjo jo për faj të opozitës. Në emisionin e “5 pyetje nga Babaramo”, ne TVNews24, Majko u shpreh se PS do ndjekë një kurs të ri politik, por që varet shumë nga sjellja e mazhorancës.
“Kursi i ri në PS, ka të bëjë me kordinata të reja. Nëse ka vullnet nga ana e mazhorancës mund të ketë zgjidhje të disa problemeve sidomos në momentet që flasim. Jemi në një bllokazh politik. Shqipërisë i duhet një opozitë që të votojë ligjet me 3 /5, pra ne e shohim si zgjidhje, votojmë ligjet dhe kaq kriza u zgjidh. Por nga ana tjetër, ne nuk duam vetëm kaq të votohen ligjet”.
“Ne nuk mund të kërkojmë që Berisha të ngjallë ata 4 persona që vdiqën në 21 janar. Por, gjithsesi marrdhëniet e opozitës me mazhorancën mund të krahasohen si një traumë shumë e thellë. Ne jemi në kushtet kur në parlamentin shqiptar ekziston një komision hetimor parlamentar ku që në titull akuzon opozitën për grusht shteti. Anëtarët e BE kërkuan një pakt kombëtar, kjo nuk është rezolutë. Kjo histori kërkon marrdhënie dhe diskutim të qënësishëm ku të dyja palët të kenë të qarta stacionet. Berisha mendon se kjo histori është më nje stacion votoni ligjet me 3/5 dhe cështjet janë të zgjidhura. Jo, ka të tjera gjëra.
Në një moment të dytë të gjitha këto do votohen nga opozita, por opozita mund të quhet agresive, por kemi një qeveri që akuzon presidenti, kryeprokuroren dhe SHISH për grusht shteti”, u shpreh Majko në intervistën për “5 pyetje nga Babaramo”, theksoi Majko.
Wikileaks, krahasimi Rama-Berisha
I pyetur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, rreth një kabllogrami të Wikileaks ku Majko ishte shprehur se ‘Rama ka te meta, është autoritar si Berisha’, deputeti socialist pohoi deklaratën në kabllogram.
Sipas tij, kjo deklaratë është bërë në prag zgjedhjet e vitit 2009 kur pritej që në pushtet të vinte PS dhe deklarata është bërë në një bisedë mes miqsh amerikanë. Sipas tij, Wikileaks e ka prodhuar atë në mënyrë korrekte.
“Ky kabllogram bëhet për një mendim që mua më është kërkuar në vitin 2009. Kërkesa bëhet zyrtare e vendos ti se ku bëhet takimi, diskutohet rreth natyrave të tilla. Unë kam shumë miq në SHBA, me të cilët ruaj komunikim për të dhënë e marrë informacion. Ky ishte nuk ishte takim me ambasadorin, por një takim miqësor mes miqsh, ajo që unë prisja dhe unë besoja ishte se ne, opozita do vinim në pushtet në vitin 2009 dhe do të diskutohej qeverisja e ardhshme. A ka të meta Edi Rama?. Ka të meta sic ka Pandi, sic ka Rama. Dhe këto diskutohen shumë miqësisht, jo më logjikë spiunazhi. Diskutim i lirë dhe po ta vini re kabllogramin në vazhdim flitet për mënyrën sesi do jetë politika proamerikane. Kur diskutohet ardhja e një partie në pushtet balancohet personi me atë që është në pushtet. Biseda ne kabllogram është prodhuar në mënyrë korrekte”.
Më tej, Majko shton se pas publikimit të kabllogramit me Ramën kanë folur në telefon dhe biseda ka qënë plot humor.
Presidenti
I pyetur për zgjedhjen e Presidentit të ri, Majko theksoi se, cështja e kreut të shtetit është ankth i vazhdueshëm i Berishës, ndërsa opozita e sheh si një kandidim ku konkurrenca nuk ka vlerë.
“Presidenti mbetet një nga ankthet e doktor Berishës, mazhorancës por jo nga dramat e opozitës. Nuk diskutohet kandidimi në një sistem ku konkurrenca nuk ka vlerë. Njesoj si të shohësh pikturën në një kornizë të njëjtë”.
Më tej Majko theksoi se Presidenti Topi tregoi dobësi dhe nuk reagoi kur qeverisja që e prodhoi, e akuzoi.
“Kam 2 rezerva për Topin. Sjellja e tij, vajti në staduim kur deputetët e PS ishin në grevë urie, dhe rasti i dytë pas ngjarjeve të 21 Janarit dhe në një komision parlamentar e akuzoi jo vetëm atë por edhe institucionet që vareshin prej tij. Heshtja prej tij është vetëm dobësi”.
Përjashtimet nga PS
Në rastin e dy zërave kundër brenda PS, Andis harasani dhe Kastriot Islami, Pandeli Majko beson se PS nuk do të bëjë përjashtime. “Kjo është problematikë e forumeve tona të brendshme. Ka një debat të një natyre të tillë brenda PS, ne po përpiqemi të gjejmë një rrugë të mesme. Duam të mbyllet në mënyrë sa më komode nga ana e PS. Dëshirojmë të ndodhëm më e pakta e asaj që ndodhi në kongresin e vitit 2005.
LSI
I pyetur nëse LSI do shkëputej nga mazhoranca dhe do kërkonte bashkimin me PS, Majko u përgjiigj shkurt se kjo është e pamundur. “LSI sot është në koalicion me PD dhe nuk ja vlen të flasësh. Është njësoj sikur një Romeo që i këndon një Zhuljete të martuar me dikë tjetër”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›