Komandanti i ri i KFOR: I kënaqur me Forcat Speciale të Kosovës
PRISHTINË- Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneral major Erhard Drews, u shpreh i kënaqur me arritjet e Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së, si dhe me punën që po bëhet në plotësimin e kapaciteteve të plota operacionale. Ai premtoi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të KFOR-it dhe Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së.
Ministri Agim Çeku së bashku me Komandantin e FSK-së gjeneral/lejtënant, Sylejman Selimin, pritën sot Komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Erhard Dreës, njofton Ministria e FSK. Ministri Çeku, pasi i uroi emërimin në detyrën e komandantit të KFOR-it, gjeneralin Dreës e njoftoi me arritjet e FSK-së, në përmbushjen e detyrave, misionet dhe të obligimeve kushtetuese, si dhe për punën e vazhdueshme që po bën Ministria dhe FSK-ja, për plotësimin e kapaciteteve të plota operacionale.
Ministri Çeku është shprehur i bindur se do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë edhe me komandantin e ri të KFOR-it, dhe ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej, në mes FSK-së dhe KFOR-it. Kjo ishte vizita e parë e Komandantit të ri, në detyrë, të KFOR-it në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
(m.a/ata/BalkanWeb)