E Diel, 1 Nëntor 2026

BB fonde për 98 apartamente për të pastrehët



ELBASAN - Banka Botërore i akordoi bashkisë së Elbasanit 1 milionë euro, me qëllim ndërtimin e 98 apartamenteve për të pastrehët. Nënkryetari i bashkisë, Serafin Papa, tha dje se “bashkia po merr të gjitha masat për të siguruar terrenet e përshtatshme, ku do të ndërtohen këto apartamente, të cilët në bazë të studimit do të ndërtohen në lagjen “ 5 Maji”. Në këtë projekt bashkia, do të mbulojë shpenzimet e tokës ku do të ndërtohen apartamentet, shpenzimet për instalimin e ujit, si dhe të energjisë elektrike. Sipas Papës, parashikohet që punimet për ndërtimin e 98 apartamenteve të nisin në fillim të muajit maj. Në këto apartamente do të strehohen ato familje të pastreha dhe me probleme sociale, kundrejt një qiraje mujore të arsyeshme për ta.

Ambasadori Lohan inspekton projektet e BE-së në Korçë

KORÇË - Në kuadrin e takimeve inspektuese për projektet e financuara nga BE-ja në rrethet e ndryshme të vendit, ambasadori i Komisionit Europian, Helmuth Lohan zhvilloi takimet e radhës në qytetin e Korçës. Ai u takua me kryebashkiakun Niko Peleshi, i bëri i paraqiti ambasadorit Lohan projektet për rivitalizimin e pazarit të vjetër të qytetit, projektin për ndërtimin e zonës pedonale, mbrojtjen e qendrës historike, ngritjen e muzeut të ri të Artit Kombëtar Mesjetar, si dhe të një Universiteti të ri. “Ky qytet ka hirin e vet kur lëviz në të, dhe mendoj se ka një të ardhme të shkëlqyer”, u shpreh Ambasadori Lohan. Ambasadori Lohan shoqërohej në këtë vizitë edhe nga ministri i Arsimit Genc Pollo. Dy ditë më parë ai ishte në qytetin e Elbasanit.

12 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›