E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset, ishte dënuar për trafik klandestinësh



DURRËS - Një 22 vjeçar i shpallur në kërkim u ndalua të premten nga policia portuale e Durrësit, pasi ishte dënuar për favorizim të trafikut të klandestinëve. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit, bënë të ditur se ''shtetasi Caush Xhani, 22 vjeç, lindur në Librazhd e banues në fshatin Manzotaj (Kavajë), u ndalua teksa po kthehej me traget nga Italia”. Sipas policisë, Xhani ishte dënuar në dhjetor të vitit të kaluar nga gjykata e rrethit të Kavajës me 5 vjet heqje lirie e 4.000.000 lekë për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri. 22 vjeçari iu dorëzua për veprime të mëtejshme proceduriale shërbimeve të Komisariatit të Policisë së Kavajës.

12 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›