Skandal në Himarë: “Duam policë grekë”
Deklarata antishqiptare të personave të mbledhur përpara postës. Parullat: “Larg policia nga Himara”, “Keni dhunuar djemtë tanë”, “Të shkrihet Stacioni i Policisë”, “Duam policë grekë të bëjnë hetime në Himarë”
Luan Kondi
TIRANË – Himara vihet përsëri në qendër të vëmendjes së opinionit publik me një ngjarje tjetër ku është gjetur një pretekst nga disa persona për të hedhur parulla antishqiptare. Pas ngjarjes, e cila është dokumentuar, reagon Policia e Shtetit ku sqarohet opinioni publik se personat e mbledhur përpara postës, kanë hedhur parullat; “Larg policia nga Himara”, “Keni dhunuar djemtë tanë”, “Të shkrihet Stacioni i Policisë”, “Duam policë grekë të bëjnë hetime në Himarë”. Në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit thuhet se, “në datën 10.04.2008, rreth orës 19:30 përpara Postës së policisë në Himarë, janë grumbulluar rreth 70 persona, të cilët po qëllonin me gurë në drejtim të saj”. Nga hetimet e deritanishme mendohet se, “shkak i kësaj proteste ka qenë fakti, se dy punonjës të policisë kanë debatuar me shtetasin Vasil Zoto në lidhje me shoqërimin e djalit të tij, Manol Zoto dhe shokut të tij, Jorgo Rrapi, rreth orës 01:00 të asaj dite”.
Konflikti
Sipas burimeve të mësipërme, personat e mbledhur përpara postës, kanë hedhur parulla antishqiptare Nga kryerja e veprimeve paraprake ka rezultuar se forcat e policisë së postës në Himarë kanë shoqëruar rreth orës 01:00 të datës 10.04.2008, shtetasit Manol Zoto dhe Jorgo Rrapo, pasi këta të fundit kanë fyer dhe kundërshtuar punonjësit e policisë, pasi ata kanë ndaluar mjetin e tyre me targa të huaja. Dy shtetasit e ndaluar kanë qëndruar në polici për rreth dy orë dhe më pas janë lënë të lirë. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit shtetasi Vasil Zoto ka debatuar me specialistin e krimeve pranë kësaj poste duke ngritur pretendimin që djali i tij ishte keqtrajtuar. Në lidhje me këtë pretendim shtetasi Zoto është vënë në dijeni se duhet të bënte një kallëzim te Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Vlorë, si dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Në lidhje me pretendimet e këtij shtetasi nga specialistët e policisë është vënë në dijeni Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Vlorë, ku edhe kanë filluar hetimet në lidhje me pretendimet e shtetasit Vasil Zoto.
Hetimi
Rreth orës 17:30, në kohën që punonjësit e policisë kanë qenë duke patrulluar në qytet, shtetasi Vasil Zoto i ka goditur me mjete të forta, gjithashtu dhe i ofenduar. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy punonjës të policisë në postën e Himarës. Në vendngjarje janë mbledhur rreth 60 persona, të cilët sapo janë larguar punonjësit e policisë në drejtim të postës, kanë filluar t’i ndjekin nga pas dhe të qëllojnë me gurë. Disa prej personave që ndodheshin në turmë kanë tentuar të futen brenda në ambientet e postës së policisë, por nuk janë lejuar nga efektivat e saj. “Në lidhje me këtë ngjarje, janë pezulluar nga detyra dy punonjës policie, deri në përfundim të hetimeve nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm”, -përfundon njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
12 Prill 2008