Mbytet në lum e sëmura mendore
05/05/2005 E gjejnë bashkëfshatarët
KORÇE - Mes ujërave të ndotura të lumit Dunavec është gjetur e mbytur një 31-vjeçare, e cila vuante prej kohësh nga sëmundjet nervore.
Mirela Trungu, nga fshati Bulgarec, i rrethit Korçë, është gjetur mes ujërave të Dunavecit, nga kalimtarë të rastit, të cilët të alarmuar nga pamja rrënqethëse, kanë dhënë alarmin mbi gjetjen e një kufome gruaje.
Kanë qenë bashkëfshatarët e të vetëmbyturës, që kanë identifikuar Mirela Trungun, pasi lumi i Dunavecit kalon shumë pranë me këtë fshat.
Të afërm të viktimës thanë, për gazetën “Metropol”, se “Mirela kishte kohë që vuante nga sëmundje mendore dhe se herëpasherë hynte në një depresion të thellë”.
Ditën e ngjarjes, 31-vjeçarja ishte ngritur me herët se zakonisht, tregojnë të afërm të saj dhe se në orën 06.30 kishte dalë nga shtëpia, pa treguar se ku po shkonte. As prindërit e saj nuk i kishin kushtuar rëndësi ikjes nga shtëpia të 31-vjeçares, sepse askush nuk kishte menduar se ajo do t’i jepte fund jetës së saj. Mirela Trungu me të dalë nga banesa ishte nisur drejt lumit të Dunavecit dhe ishte hedhur në ujërat e lumit Dunavec. Prindërit e saj thanë se vajzën e kishin gjetur vetëm pas 2 orë e gjysmë kërkimesh, kur kishin vënë re se bija e tyre nuk ndodhej në shtëpi, por as në fshatin Bulgarec.
Lajmi kishte mbërritur nga njerëz të rastit. Dhe ndërsa kanë shkuar në lumë kanë gjetur Mirelën, që ishte ndarë përgjithmonë nga jeta. Fill pas gjetjes së saj është vënë në dijeni policia, e cila ka shkuar urgjentisht në vendngjarje. Sipas burimeve në Drejtorinë e Policisë në Qarkun e Korçës, grupi i ekspertëve të kriminalistikës ka arritur në përfundimin se 31-vjeçarja vuante nga sëmundje nervore, çka është pranuar dhe nga familjarët, por edhe nga burimet spitalore dhe se akti i saj kishte qenë vetëmbytje.
Në trupin e saj nuk u gjet asnjë shenjë dhune.
Gjithsesi për hetime të mëtejshme materialet e policisë i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.