E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëhilli: Shkodra kërkon solidaritet ndërsa graria e Edvinit shkon atje për makijazh dhe trajtim estetik në një nga parukeritë e qytetit

“PD vlerëson kontributin financiar që shoqet Dade dhe Kodheli kanë dhënë dje në parukeritë e qytetit të Shkodrës, përpara se të bënin shfaqjen e tyre televizive”Partia Demokratike shprehu sot përmes zëdhënëses Erla Mëhilli vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen e thellë, për të gjitha strukturat shtetërore, organizmat humanitare, bizneset si dhe qytetarët e thjeshtë, të cilët me një sens të rrallë solidariteti po kontribuojnë në përballimin e këtij momenti të vështirë për mbarë shqiptarët.“Banorët e zonave të përmbytura në Qarkun e Shkodrës kanë ndjerë në çdo moment se në këtë betejë me tërbimin e natyrës nuk janë e nuk do të mbeten në asnjë moment të vetëm;se fëmijët, të moshuarit, të sëmurët e këtyre zonave janë në vëmendjen dhe kujdesin e pandërprerë të shtetit dhe të të gjithë shqiptarëve. Në këto ditë të vështira të fatkeqësisë natyrore, mbarë shqiptarët po tregojnë se me bujarinë, sensin e përgjegjshmërisë, disiplinën dhe organizimin me të cilin po kontribuojnë çdo ditë e më shumë, situata do të përballohet me sukses të plotë dhe ç’është më e rëndësishmja pa asnjë humbje njerëzore”, u shpreh zëdhënësja e selisë blu. Përsa i përket opozitës, zëdhënësja e Partisë Demokratike vuri në dukje se “deri tani rezulton se i vetmi kontribut i qenësishëm që po japin deputetët e dërguar në zonat e përmbytura nga Edvini i Partisë Socialiste, është shtimi i xhiros së parukeri “Butterfly” nga shoqet Arta Dade dhe Mimi Kodheli, të cilat vetëm dje kanë shpenzuar atje disa orë për trajtim estetik dhe disa minuta të inskenuara në prezencë të kamerave me të përmbyturit”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›