“BB vlerëson si të suksesshëm projektin e bregdetit të jugut”
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi hodhi poshtë raportin e Zyrës së Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore lidhur me Projektin e Zhvillimit të Bregdetit të Jugut.
Gjatë një konference për shtyp Olldashi u shpreh se "Paneli i Inspektimit i Bankës Botërore ka paraqitur spekullime apo informacione të rreme të huazuara nga mediat e kontrolluara nga PS dhe ndërtuesit që u mërziten nga rrëzimi i planit klientelist të PS".
Reagimi i ministrit Olldashi
Kreu i MPPTT-së, bëri të ditur se "i jemi drejtuar zyrtarisht Bordit të Bankës dhe kemi rrëzuar si të pasaktë disa pjesë të Raportit të kësaj zyre të Bankës, kur i referohet qeverise". Sipas tij, "në themel të gjithë këtij sulmi ndaj Projektit të Jugut qëndron prishja e synimeve të grupeve ndërtimore mafioze pranë Kryetarit të Bashkisë, Edi Ramës, për të uzurpuar toka në Jon, siç bënë me Golemin". Sipas tij, në Planin e Zhvillimit miratuar në 2008 paraqiten në hartë kriteret mjedisore dhe kulturore që nuk lejojnë ndërtimet, ndërsa fuqizon pushtetin vendor të kryejë Planin Lokal për zonat e lira. "Të gjitha dokumentet zyrtare të Bankes deri tani e kanë vlerësuar të suksesshëm këtë projekt", thekosi Olldashi, ndërsa shtoi se, "qeveria Shqiptare e konsideron shumë të suksesshëm, pasi integron për herë të parë planifikimin me investimet publike dhe për herë të parë kemi një plan zhvillimi jo klientelist." Kreu i MPPTT-së u shpreh se menaxhmenti i Bankës ka paraqitur në Bordin e Bankës kunderargumentat ndaj raportit të zyrës së inspektimit. "Qeveria ka paraqitur gjithashtu argumentim me 10 faqe pse raporti i kësaj zyre është i pasaktë", vijoi Olldashi, duke shtuar se "edhe nje raport ekspertize i pavarur rrëzon pretendimet e raportit të Inspection Panel." "Të tri këto qëndrime nuk janë bërë publike për arsye etike deri në shqyrtimin e fakteve nga ana e Bordit të Bankës Botërore", deklaroi ai.
Publikimi i fakteve
Ministri Olldashi tha se do bëhen publike pas mesit të shkurtit, pasi të mblidhet Bordi i Bankës dhe se nxjerrja e qëllimshme e veç njërit prej 4 raporteve/qëndrimeve diametralisht të kundërta të një zyre brenda Bankës, bëhet veç për qëllime spekullative politike. "Në planin e zhvillimit miratuar në 2008 paraqiten në hartë kriteret mjedisore dhe kulturore që nuk lejojnë ndërtimet, ndërsa fuqizon pushtetin vendor të kryejë Planin Lokal për zonat e lira, pra Planin e detajuar se çfarë, si dhe ku të ndërtojë dhe këtë t a kryejnë bashkitë dhe komunat, dhe jo ndërtuesit prane Lames", deklaroi Olldashi. Sipas tij, Plani i Zhvillimit të Zonës Bregdetare është kryer në perputhje me kriteret Evropiane të Sjelljes në Zonat Bregdetare dhe ka njohur pjesëmarrjen më të gjerë publike të realizuar ndonjeherë. Lidhur me ndërtimet e prishura në këtë zonë, Olldashi theksoi se, prishjet e ndërtimeve janë eksluzivisht vendime të Policisë Ndërtimore (sot Inspektoriati i Ndërtimit) dhe kanë qenë krejtësisht në përputhje me ligjin.
Ky lajm është publikuar: 04/02/2009