E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, si të punosh në Itali me diplomë shqiptare

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Diploma shqiptare tashmë mund të përdoret për të punuar edhe në Itali. Studentët shqiptarë, edhe nëse janë diplomuar në vendin e lindjes, mund të punësohen në shtetin fqinj duke respektuar procedurat e vendosura nga ambasada. Hapi i parë kërkon regjistrimin në Qendrën e Punësimit, për të cilin mjafton përkthimi në italisht i titullit të studimit, dhe legalizimi nga Gjykata e Torinos (asseverazione dal Tribunale di Torino). Titulli i studimit i përkthyer dhe i legalizuar nga Gjykata ka vetëm vlerë deklarative. Punëdhënësi mund të kërkojë njohjen ose barazvlefshmërinë në rast se bëhet fjalë për qytetar italian me titull studimi të marrë jashtë Italisë. Përkthimi mund të bëhet si nga një përkthyes zyrtar, i regjistruar në Urdhrin e Përkthyesve, ashtu edhe nga një person i huaj ose italian ekspert në gjuhën e huaj që ka nevojë të përkthehet. Për të bërë legalizimin e përkthimit, përkthyesi prezantohet në Ufficio Atti notori e Asseverazioni della Pretura, duke pasur me vete: titullin e huaj të studimit; pullat e taksës që duhen për atë lloj legalizimi; përkthimi i titullit në letër të thjeshtë; dokument identiteti. Ndërsa për t u shkruar si i papunë me shkollë të mesme duhet një periudhë studimesh 12-vjeçare. Në disa vende (Brazil, vende të Amerikës Latine), cikli i studimeve është 11 vjet: është e nevojshme në këtë rast regjistrimi në një institut shkolle të mesme (istituto superiore), sidomos kur bëhet fjalë për të ndjekur studimet. Adresa ku të interesuarit duhet të paraqiten është: Pretura di Torino, Ufficio atti notori e asseverazioni, ingresso 1, II piano, stanza 23304.
Dokumentet për vizë
Punë autonome; viza si profesionist i lirë për në Itali
1. formulari i kërkesës për vizën e hyrjes
2. fotografi e kohëve të fundit në format dokumenti
3. dokument udhëtimi që ta ketë skadencën të paktën 3 muaj më të madhe se ajo e vizës së kërkuar
4. deklaratë e lëshuar nga administrata kompetente për dhënien e kualifikimit eventual, licencë, autorizim ose deklarimin për fillimin e aktivitetit, e thënë ndryshe, nga entet e posaçme për mbikëqyrjen e kategorive profesionale
Strehimi
Mundësia e sigurimit të një strehimi të përshtatshëm që mund të demonstrohet sipas modaliteteve në vijim:
- kontratë e blerjes ose marrjes me qira të një banese në Itali
- deklaratë e lëshuar sipas neneve 2 dhe 4 të ligjit 4.1.1968, nr.15
- deklaratë e lëshuar sipas neneve të po atyre ligjeve nga një qytetar italian ose i huaj që banon sipas rregullave në Itali; dhe kjo deklaratë duhet të dëshmojë se kërkuesit të vizës i është vënë në dispozicion një strehim i përshtatshëm që i përgjigjet parametrave minimalë të parashikuar në ligjin rajonal për ndërtesat publike
Të ardhurat
1. demonstrimi i të ardhurave të fituara në vitin e mëparshëm financiar në vendin e rezidencës. Këto të ardhura duhet të jenë më të mëdha se minimumi i parashikuar nga ligji për të ardhurat minimale (8.400 euro).
2.Autorizim nga Sporteli Unik, kompetent për territorin në Itali (nulla osta)i lëshuar jo më parë se 90 ditë

Ky lajm është publikuar: 04/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›