E Shtunë, 31 Tetor 2026

BBC në shqip feston sot 15-vjetorin

• Shërbimi shqiptar i BBC-së, BBC në Shqip, feston sot 15-vjetorin e rifillimit të transmetimeve.Ky departament, që transmeton në radio dhe internet, ka planifikuar të zhvillojë seri të tjera të programit të saj kryesor special të debatit radiofonik dhe televiziv, Auditorium, që do të vijnë nga Tirana dhe qytete të tjera në Shqipëri dhe në Prishtinë. Radio BBC në Shqip do të zgjerojë më tej praninë në tregun shqiptar të medias. Nikki Clarke, Shefe e Rajonit të Amerikës dhe Evropës në Shërbimin Botëror të BBC-së, thotë: "BBC në Shqip në 15 vitet e fundit ka qenë në pararojë të gazetarisë në rajon. Me reputacionin e vet të merituar për standarde të larta dhe mbledhje të përsosur të informacioneve në Shqipëri dhe rajon, BBC në Shqip ka pasqyruar zhvillimet ndonjëherë të trazuara në Shqipëri dhe Kosovë me angazhimin karakteristik të BBC-së për saktësi dhe paanshmëri. Në vitet e fundit, programi debat, Auditorum, i prodhuar në bashkëpunim me televizionin Top Channel në Shqipëri dhe RTK në Kosovë, ka ndryshuar natyrën e debatit politik televiziv dhe i ka ofruar publikut mundësinë që t'i drejtojë pyetje drejtëpërdrejt politikanëve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›