Rama: Tarifa e pastrimit u rrit, e kërkuan 70 për qind e qytetarëve
• Përurohen 4 fusha sportive dhe kënde lodrash për fëmijët në kryeqytet. Ato ndodhen në bllokun nr.22 të banimit, që shtrihet mes rrugës së Kavajës, "Irfan Tomini", "Muhamet Gjollesha" dhe bulevardi "Zhan D'Ark". Kryebashkiaku Edi Rama i pranishëm në përurim bëri dje një deklaratë edhe për vendimet e fundit të Këshillit Bashkiak, për rritjen e disa tarifave për qytetarët. "Në vijim të ndërtimit të këtyre hapësirave komunitare, dua të përfitoj nga rasti për t’iu thënë të gjithë atyre që fajësojnë Bashkinë e Tiranës për rritjen e taksave. Ajo ç’ka është rritur është vetëm tarifa e pastrimit dhe ajo e gjelbër dhe është një rritje shumë modeste për të garantuar që ky qytet të jetë qyteti i komuniteteve, të jetë qyteti i banorëve, të jetë qyteti i fëmijëve dhe i të moshuarve, të jetë qyteti i një pastërtie shembullore", tha Rama. Ai shtoi se rritja e tarifës së pastrimit është një shtesë e miratuar dhe e kërkuar nga afro 70% e qytetarëve në të gjitha anketat dhe dëgjesat publike që ne kemi bërë.Fushat e ndërtuaraVlera për ndërtimin e këtyre fushave është 10 milionë lekë. Punimet e kryera përfshijnë shtrimin e rreth 300 metrave katrorë me tapete plastikë, shtrimin e 400 metrave katrorë me pllaka, shtrimin dhe asfaltimin e rreth 700 metrave katrorë të fushave dhe rrugicave, krijimin e 360 metrave katrorë sipërfaqe të gjelbëruar, vendosjen e 40 stolave.