E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supersfida Inter-Roma mbyllet në barazim, Zaneti shpëton kampionët

• Ndeshja e djeshme mes Interit dhe Romës përfundoi në barazim 1-1.Të parët që kaluan në avantazh ishin verdhekuqtë, të cilët shënuan në minutën e 38-të me anë të Françesko Totit. Interi barazoi në minutën e 88-të me anë të një ‘eurogoli’ të shënuar nga kapiteni Havier Zaneti. Skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak. Interit iu dëmtua Maksuell në minutën e 67-të kur Mançini i kishte bërë të trija ndërrimet, ndërsa Mekses i Romës doli nga fusha e lojës në minutën e 88-të, pasi mori kartonin e dytë të verdhë, i cili ishte tepër i dyshimtë dhe pritet të hapë polemika të tjera në kampionatin italian. Milani i rezervave barazoi 1-1 dje në transfertë kundër Katanias. Kuqezinjtë e Ançelotit vinin me shumë mungesa në këtë takim, pasi tekniku kishte lënë jashtë në këtë ndeshje Kaka, Nestën, Kaladzen e Pirlon. Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë, me anë të një ‘eurogoli’ të shënuar nga Pato në minutën e 55-të. Braziliani shënoi nga një distancë prej 27 metrash. Katania vendosi sërish ekuilibrat e ndeshjes duke shënuar gol me anë të Spinezit. Ky i fundit shfrytëzoi më së miri një shpërqendrim total të mbrojtjes së Milanit duke e dërguar topin në rrjetë pas një gjuajtjeje me kokë në minutën 63-të. Ndërkaq, trajneri i Juventusit, Klaudio Ranieri është ndjerë disi i shqetësuar meqenëse skuadra e tij ndaj Torinos arriti të barazonte, duke humbur një shans të mirë për t’iu afruar gjithmonë e më shumë vendit të dytë në tabelën e klasifikimit.Seria A Java 25Atalanta - Sampdoria         4 - 113’, 32’ Doni, 36’ Flokari, 53’ Kapeli/3’ Volpi   Katania - AC Milan         1 - 163’ Spinezi/55’ Pato   Fiorentina - Livorno          1 - 058’ Vaigo  Xhenoa - Napoli             2 - 041’ Skuli, 75’ Borriello (11-m)  Inter - AS Roma             1 - 188’ Zaneti/38’ Toti   Lacio - Rexhina             1 - 045’ Bianki (11-m)  Palermo - Empoli         2 - 014’ Simplisio, 38’ Rinaudo  Parma – Udineze         2 - 0  78’ Lukareli, 87’ Cigarini (11-m)  Siena – Kaljari            1 - 088’ Makarone  RenditjaEkipi         F    B    H    Gola        P1.INTER        18    7    0    50-15        612.ROMA        15    7    3    42-24        523.JUVENTUS        13    9    3    44-21        484.FIORENTINA        12    8    5    37-23        445.MILAN        11    9    5    37-19        426.UDINEZE        10    6    9    31-35        367.SAMPDORIA        10    5    10    32-31        358.XHENOA        9    8    8    30-33        359.ATALANTA        8    10    7    40-38        3410.PALERMO        9    7    9    34-40        3411.NAPOLI        8    6    11    36-40        3012.LACIO        7    8    10    28-32        2913.TORINO        4    15    6    27-30        2714.SIENA        5    10    10    28-34        2515.PARMA        5    10    10    31-37        2516.EMPOLI        6    7    12    21-32        2517.KATANIA        5    9    11    21-31        2418.LIVORNO        5    8    12    26-39        2319.REXHINA        4    9    12    21-39        2120.KALJARI        4    6    15    19-42        18

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›