E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, ulet vlera e mesatares

• Qeveria shfuqizon skemën e ndryshuar të pranimeve në shkollat e larta. Këtë vit me anë të saj do të rritej pesha e mesatares së shkollës së mesme.zirina llambroSipas vendimit "Për sistemin arsimor universitar", raporti mes notave të provimeve të Maturës Shtetërore dhe mesatares së katër viteve do të ngushtohej. "Për vitin 2008 e në vazhdim pranimet në shkollat e larta publike, si rregull, të mbështeten në rezultatet e shkollës së mesme sipas skemës: 35 për qind në notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme dhe 65 për qind në mesataren e notave të provimeve të Maturës Shtetërore", thuhej në pikën 6, të vendimit të mëparshëm, që do të vihej në zbatim për pranimet e reja. Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Arsimit ka vendosur të shfuqizojë këtë pikë. Kështu edhe për këtë vit nëse nuk ka ndonjë propozim në vijim nga MASH, mesatarja e 4 viteve të gjimnazit do të zërë 20% të peshës për pranimet në universitet, ndërsa Matura Shtetërore 80% të saj. "Pika 6, e vendimit nr. 78 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shfuqizohet", citohet në vendimin e djeshëm të qeverisë. Ky ndryshim vjen vetëm një ditë pasi një pjesë e fakulteteve të Universitetit të Tiranës kanë propozuar që mesatarja e lartë deri në 8.5 të jetë kusht për pranimin në shkollat e larta. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, sqaroi dy ditë më parë se Fakulteti i Mjekësisë ka propozuar që kandidatët për studentë të kenë notën mesatare të katër viteve për grup-lëndët Biologji, Kimi, Fizikë e Matematikë mbi 8.5. Ndërsa Fakulteti i Ekonomisë ka propozuar që lënda e detyruar Matematikë të ketë koeficientin 1.3, ndërsa lënda Letërsi të ketë koeficientin 1 (një). Një tjetër kërkesë ka ardhur edhe nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, i cili ka propozuar që kandidatët për studentë të kenë notë mesatare të katër viteve mbi 8. Këto propozime po shqyrtohen nga Ministria e Arsimit, e cila pritet të marrë një vendim shumë shpejt. Burime zyrtare pranë këtij dikasteri sqaruan dje se, asnjë propozim nuk duhet të merret i mirëqenë pa u marrë vendimi nga MASH. "Sqarojmë maturantët, se asgjë nuk është ende zyrtare, as koeficientet dhe as kuotat e pranimit. Do të bëjmë publike shumë shpejt vendimet e MASH-it që janë përfundimtare. Mbi bazën e tyre kandidatët do të aplikojnë për në universitet dhe do t'u nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore", citon MASH.dy nenet e vendimitPika 5- Pranimet në shkollat e larta publike, si rregull, të mbështeten në rezultatet e shkollës së mesme, sipas kësaj skeme:a)    20 për qind në notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme;b)    80 për qind në mesataren e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.SHFUQIZOHETPika 6- Për vitin 2008 e në vazhdim pranimet në shkollat e larta publike, si rregull, të mbështeten në rezultatet e shkollës së mesme, sipas kësaj skeme:a)    35 për qind në notën mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme; b)    65 për qind në mesataren e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.KuotatFakultetet e Universitetit të Tiranës, në kuadrin e zbatimit të politikës së qeverisë për masivizimin e universiteteve, kanë propozuar kuota në rritje, rreth 350 vende më shumë se një vit më parë, ku u shpallën 4.840 kuota pranimi.MASH: 2.2 milionë USD për laboratorëtKëtë vit plot 2.2 milionë USD nga buxheti i shtetit, do të investohen për instalimin e laboratorëve të rinj në institucionet e arsimit të lartë. Këtë bën me dije Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas këtij dikasteri, 2.4 milionë USD nga buxheti i shtetit u investuan në institucionet e larta publike arsimore në  vitin 2007, për projektet e përmirësimit të infrastrukturës laboratorike, jo vetëm për mësim, por dhe për kërkim shkencor në këto institucione. "Kjo shumë u akordua pas një periudhe të gjatë pa investime të këtij lloji në universitete", tha ministri i Arsimit, Genc Pollo, gjatë vizitës së zhvilluar në Universitetin Politeknik të Tiranës, i pajisur me laboratorë të rinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›