Qeveria: Një orë pune vlen 92 lekë
• Paga minimale për të gjithë punonjësit buxhetorë dhe ata që punojnë në kompanitë private do të jetë 16 mijë lekë të rinj.ADI SHKEMBIQeveria ka marrë dje vendimin për të rritur pagën minimale me 14.3%, ndërkohë që paga fillestare minimale ka qenë 14 mijë lekë të reja. "Këshilli i Ministrave vendosi që paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj të jetë 16 mijë lekë", thuhet në vendimin e miratuar dje nga qeveria. Duke folur në mbledhjen e radhës së qeverisë, Kryeministri Berisha u shpreh se "Paga minimale pëson një rritje të merituar. Nocioni i kësaj page është i pashmangshëm. Kudo në Evropë dhe vendet e lira ka një çmim për orën e punës, i cili varion sipas vendeve, por ekziston dhe është transparent në çdo vend". Sipas tij "Natyrisht ashtu si të rritet vendi, do të rritet edhe paga. Mund të ketë zëra se kjo përbën një ngarkesë, por, njëkohësisht, u ul edhe taksa 10 për qind. Ne nuk duhet të mendojmë vetëm për pronarët, por edhe për punonjësit. Nga njëra anë, duhet t'u krijojmë pronarëve barrën më të lehtë fiskale, por nga ana tjetër, të vendosim standardet botërore, të cilat nuk i krijojmë ne, por i respektojmë". Vendimi vjen pak kohë, pasi qeveria përcaktoi pagat referuese edhe për biznesin. Duke shpjeguar rritjen e pagës minimale nga 14 mijë në 16 mijë lekë të reja, zv.ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Marjeta Zaçe thekson se paga minimale rritet me 14.3%, ndërsa paga neto me 9.8%. Pjesa tjetër e rritjes do të bëhet me qëllim të kompensimit të plotë të rritjes së tatimit mbi pagën si rrjedhojë e vendosjes së taksës së sheshtë, e cila është aplikuar vetëm për shumën mbi 10 mijë lekë të rinj në muaj. "Sipas sistemit të pagave të punonjësve mbështetës, mbi pagën bazë jepen shtesa për vështirësi, natyrë të veçantë pune, vjetërsi në punë, të cilat shkojnë mesatarisht mbi 60% mbi pagën bazë për punonjësit mbështetës të institucioneve të varësisë dhe 43% mbi pagën bazë për punonjësit mbështetës të institucioneve shtetërore. Duke llogaritur këto shtesa paga minimale në sektorin shtetëror shkon mesatarisht në rreth 24 mijë lekë në muaj", theksohet më tej në relacionin e këtij vendimi. Në të njëjtën kohë, në vendimin e djeshëm është përcaktuar edhe paga për orë, e një punonjësi. "Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë punë në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare të jetë 92 lekë. Shtesat, me karakter të përhershëm, jepen mbi pagën bazë", thuhet më tej në vendimin e miratuar dje. Përcaktimi i pagës për orë, sipas zv.ministres Zaçe, bëhet me qëllim që të mbrohen më mirë punonjësit që punojnë me kohë të pjesshme ose jashtë kohës normale të punës. "Në sektorin publik dhe veçanërisht atë buxhetor, caktimi i pagës minimale ka ndikim në sistemin e pagave, por me vendosjen e sistemit të pagave sipas strukturës së shërbimit civil për të gjithë administratën publike, është ulur ndjeshëm ndikimi që ka rritja e pagës minimale në nivele të tjera të pagave, duke krijuar fleksibilitet më të madh në përcaktimin e pagës minimale", thuhet më tej në relacion.16 mije lekeSipas vendimit të miratuar dje nga qeveria, paga minimale e detyrueshme duhet të jetë 16 mijë lekë të rinj, ndërkohë që më parë ka qenë 14 mijë lekë92 lekeNë të njëjtin vendim parashikohet që paga për çdo orë pune të jetë 92 lekë, ndërkohë që paga minimale do të jepet për 174 orë pune në muajKush është i papunë do marrë 5900 lekëNë mbledhjen e djeshme qeveria ka vendosur të rrisë edhe asistencën për të papunët. Kështu sipas këtij vendimi niveli bazë i të ardhurave nga papunësia do të jetë 5.980 lekë të rinj në muaj. Efektet financiare të rritjes së asistencës për të papunët do të përballohen nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale. Ndërkohë, më parë, duke iu referuar ligjit të vitit 1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", përfitojnë asistencë rreth 10 mijë persona. Aktualisht pagesa e papunësisë përfaqëson një nivel bazë të barabartë me 5240 lekë në muaj për çdo përfitues si dhe disa shtesa të lidhura me numrin e personave në ngarkim, kompensimin për ushqim dhe energji elektrike të përcaktuara me vendimin e qeverisë. Pra, në total, asistenca së bashku me shtesat e përcaktuara me vendim qeverie kapin vlerën e 7600 lekë të rinj në muaj. "Me rritjen prej 14.2% të pagesës së papunësisë, të propozuar nga Ministria e Financave (propozimi jonë ishte për 20%), që prezantohet në këtë projekt nuk arrihet niveli i kërkuar nga kjo konventë (ILO)", thuhet në relacionin e paraqitur nga zv.ministrja Zaçe. Rritja, sipas zv.mninistres, do të ndikojë në zbutjen e problemeve sociale, sidomos të punonjësve që do të dalin si pasojë e reformave apo privatizimit të sektorëve "Albtelecom", TEC-i i Fierit, "Armo", "Albpetrol". Ndërkohë, rritje do të kenë të ardhurat edhe për familjet që përfitojnë shtesa me vendim të veçantë të qeverisë, paga e të cilave do të shkojë në 8 mijë lekë të reja në muaj. "Efekti financiar është rreth 7.4 milionë lekë në muaj. Duke e llogaritur për 12 muaj të vitit 2008 efekti financiar është rreth 90 milionë lekë, i cili do të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në zërin e pagesës së papunësisë", thuhet në relacion.asistenca Të ardhurat nga papunësia ishin 5240 lekë Së bashku me shtesat të ardhurat shkonin 7600 lekë Të ardhurat nga papunësia bëhen 5980 lekë Së bashku me shtesat të ardhurat 8000 lekë Përfitojnë 10 mijë të papunëMiratohet ligji “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, u miratua propozimi i Ministrisë së Financave "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në republikën e Shqipërisë". Sipas Kryeministrit Berisha "Ky është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, që ka pasur problematikën e tij të madhe, por që është përballur me sukses, duke i dhënë vendit një ligj të ri bashkëkohor organik për buxhetin".Qeveria, OK marrëveshjes për vizat me MaqedoninëKëshilli i Ministrave i ka hapur rrugën ratifikimit në parlament të marrëveshjes për lehtësimin e vizave me Maqedoninë. "Këshilli i Ministrave vendosi ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, dhe të protokollit të saj për qarkullimin në zonat kufitare", thuhet në pr.ligjin e miratuar dje.