BBC pasqyron gjeresisht mitingun festiv te 8 dhjetorit ne "Skenderbej"
Mitingu i mazhorances u pasqyrua nga televizioni prestigjioz britanik BBC. Ne kroniken televizive te ketij stacioni televiziv, u theksua pjesemarrja e larte e qytetareve ne kete miting, duke kapur shifren e mbi 500 mije qytetareve. Ne kete stacion theksohet aspirata evropiane e Shqiperise dhe rruga qe ka bere deri tani vendi yne ne kuader te integrimit ne Bashkimin Evropian. Shqiperia tashme ka paraqitur kerkesen per statusin e vendit kandidat ne BE dhe po pret te marre brenda ketij muaji pyetesorin e BE-se. Njeheresh jane evidentuar dhe momentet me kyce te arritjeve ne keto vite te fundit, sidomos ne drejtim te integrimit te vendit.