E Diel, 1 Nëntor 2026

Euronews: Shqiperia hapi fushaten per anetaresimin ne BE

Fatjona Mejdini

Stacioni prestigjioz evropian Euronews ka pasqyruar mitingun masiv te mazhorances me date 8 dhjetor ne diten e Rinise dhe Pluralizimit. Mesazhi i kronikes televizive ishte edhe fillimi i fushates nga ana e qeverise shqiptare, per hapat qe vendi po ben, drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. "Shqiperia ka filluar fushaten e saj per t'u anetaresuar ne Bashkimin Evropian", e nis kroniken televizive per mitingun Euronews. Sipas kronikes, vrulli i qytetareve, pas perpjekjeve te qeverise per anetaresim, u vu re ne mitingun masiv qe u mbajt ne sheshin kryesor te Tiranes. "Flamuj te BE-se dhe te NATO-s u valeviten pergjate mbajtjes se mitingut te mbajtur ne ditelindjen e demonstratave antikomuniste te vitit 1990", vijon kronika. Euronews citon ne kroniken e tij edhe pjese nga fjala e kryeministrit Berisha, i cili pershendeti turmen masive te qytetareve te ardhur nga te gjitha anet e vendit. "Ne beme qe Muri jone i Berlinit te binte. Tashme ne po avancojne me shpejtesi drejt endrres shqiptare, per integrim ne Bashkimin Evropian", ishte pjesa qe Euronews citoi nga fjalimi i kryeministrit Berisha, ne fjalen e mbajtur pasditen e 8 dhjetorit. Po keshtu ne pamjet qe shoqerojne tekstin e kronikes, jepen pjese te mitingut dhe festes qe zhvilloi mazhoranca ne shesh. Njeheresh televizioni evropian paraqiti pjese kur ne miting filloi edhe hedhja e fishekzjarreve. Gjate pamjeve te perdorura ne kronike mbizoteronte ngjyra blu qe kishte marre sheshi, si pasoje e faktit se flamujt e NATO-s dhe te BE-se kane kete ngjyre. Si sfond per kroniken televizive Euronews ka theksuar faktin se Shqiperia eshte nje vend i cili e ka bere kerkesen per marrjen statusit te vendit kandidat, ne prill te ketij viti. Po keshtu theksohet se marrja e statusit te vendit kandidat ne BE, eshte nje proces i gjate dhe Brukseli ende nuk i eshte pergjigjur kerkeses se Shqiperise. Mitingu i 8 dhjetorit u organizua ne permasa te medha dhe sipas organizatoreve numri i personave te cilet moren pjese ne te, i kalonte 500 mije qytetare te ardhur nga i gjithe vendi. Gjate fjales se tij ne kete miting Berisha shprehu falenderim dhe mirenjohje per te gjithe ata studente dhe pedagoge, te cilet 19 vite me pare mposhten friken dhe kerkuan nje Shqiperi te lire me nje sistem partiak pluralist. Pikerisht ne kete dite dhjetorit te vitit '90 zune fill dhe kundershtite e para te organizuara ndaj regjimit komunist, qe lazmuan me pas, vetem kater dite me vone, ne krijimin e te pares parti opozitare, pas 45 vjetesh ne Shqiperi, Partise Demokratike. Qe gjithsesi udhehiqej nga nje student, lideri i Dhjetorit Azem Hajdari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›