"Me rrembeu vajzen, pas divorcit"
Korce- Nje grua 35-vjecare nga qyteti i Korces, e cila prej disa vitesh jeton ne kryeqytetin grek, Athine, ka denoncuar ne policine helene bashkeshortin e saj per rrembimin e vajzes 9-vjecare. Ngjarja ka ndodhur me 5 dhjetor te ketij muaji, por me gjithe kerkimet, policia greke nuk ka mundur qe vogelushen t'ia ktheje nenes Daniela Tuli. Ajo akuzon ish-bashkeshortin e saj Albert Dashi nga Tirana, se i ka rrembyer vajzen Rexhina, duke hedhur dyshime nga me te ndryshmet per fatin e te mitures. Fillimisht ajo i eshte drejtuar policise greke, por me kalimin e kohes, i ka shtrire kerkimet e saj ne Shqiperi, pasi ajo dyshon se ish-bashkeshorti, ka hyre ilegalisht ne Shqiperi, per te shkuar tek familja e tij ne Tirane.
Rrembimi
Daniela, se bashku me burrin e saj Albertin shkojne per te punuar ne Greqi. Por sipas rrefimit te Danieles, bashkeshorti ishte i dhunshem duke e kthyer martesen ne nje ferr te vertete. "Per t'i shpetuar dhunes kerkova divorcin, por edhe pas kesaj, dhuna ishte sistematike", thote 35-vjecarja per gazeten "KJ". Per kete qellim Daniela strehohet ne nje qender rehabilitimi te dhunes ne familje, ku trajtohet se bashku me vajzen e saj per disa kohe. Por sic rrefen ajo, kur kishin kaluar 1 vit, bashkeshorti i shkon ne shkollen e vajzes ne Athine dhe e rremben. "Me kerkoi leje ta takonte vetem per nje moment, tregon Daniela dhe une prisja qe vajza te kthehet ne shtepi, por me kot. Prej dates 5 dhjetor nuk kam asnje informacion per vajzen. Iu drejtova per ndihme policise greke, por ata kerkuan dhe nuk e gjeten askund. Une dyshoj se ai eshte kthyer ilegalisht ne Shqiperi dhe kerkoj ndihmen e shtetit, qe ish-bashkeshorti te me ktheje vajzen, qe edhe ligjerisht gjykata ma ka lene mua",-thote Daniela.
Dyshimet
Sipas Danieles, bashkeshorti i saj eshte nje tip shume i dhunshem dhe njeri qe perdor shume alkoolin. Prandaj ajo ka frike se vajza e saj 9-vjece, nuk ndihet aspak mire. Gjithashtu Daniela shkon shume larg me dyshimet e saj, duke pasur frike edhe te ndonje trafikimi. "Jam perpjekur disa here te komunikoj me familjen e ish-bashkeshortit ne Tirane, por eshte e kote. Asnje prej tyre nuk me kthen pergjigje se ku gjendet vajza ime", thote me tej Daniela. Apeli i saj eshte qe menjehere te nderhyje Policia e Tiranes, pasi ajo eshte e bindur se familja e ka nje adrese te djalit te vete.
9 Vjece Eshte vajza e ciftit te divorcuar, qe per here te fundit i eshte dorezuar te atit per nje takim te shkurter nga e ema por nuk eshte kthyer me dhe nuk gjendet as ne Greqi dhe as ne Shqiperi. Tashme e ema ka bere denoncim ne policine greke dhe shqiptare.
5 Dhjetor Dita kur vogelushja 9-vjecare, ka takuar te atin per here te fundit me lejen e nenes, por me pas eshte zhdukur pa gjurme. E ema ka kerkuar ndihmen e policise greke dhe asaj shqiptare, ndersa dyshon se e bija fshihet ne Tirane nga ish-bashkeshorti.