Aritmetika imagjinare
Shqiptaret zgjodhen nepermjet votes me 28 qershor ata qe qeverisin dhe ata qe duhet te bejne opozite, ndersa me 8 dhjetor ne sheshin "Skenderbej" rreth 500 mije vete rikonfirmuan edhe njehere zgjedhjen e tyre nepermjet nje pjesemarrjeje unikale per nje rast unikal, diten e rinise dhe te pluralizmit. Jane po ata njerez qe rrezuan diktaturen komuniste, qe integruan Shqiperine ne NATO qe po e cojne drejt Europes, jane ata njerez qe shenojne prezencen e tyre atehere kur duhet. Keta njerez meritojne nderimin tone maksimal. Festa jone ne sheshin "Skenderbej" kishte 10 here me shume njerez e ka kushtuar 10 here me pak, nga c'eshte brockellitur dje me aritmetiken e Cufos. Ndaj s'i dalin llogarite per votat Rames, se ben aritmetike imagjinare, ne vend te pjesetoje, shumezon e anasjelltas.
Pikerisht kjo ishte dhe ana tjeter e medaljes e atij mitingu: irritimi i ligjshem ndaj Edi Rames nxorri ne shesh qindra mijera vete, pasi Rama eshte i vetmi njeri ne gjithe historine pluraliste shqiptare qe ka kthyer qellim ne vetvete dhunimin e votes se lire pa asnje fakt vecse per interesa personale mafioze.
Zgjidhni te dashur kolege te opozites e tregoni qe ju s'jeni si Rama! Reflektoni per momentin e sfidat e perbashketa qe kemi perpara. Reflektoni ndaj ftesave tona te vazhdueshme per te bere opozite ne parlament si dhe ndaj thirrjeve te vazhdueshme te nderkombetareve.
Dje, komisionari Rehn perseriti se bojkoti nuk eshte menyre evropiane e te berit politike. Jam e sigurt se ju jeni te ndergjegjshem per kete, ndryshe nga Rama, qe jo me larg se sot e quajti demokracine "telenovele te bukur". Si ne politike, edhe ne "profesionet" e meparshme ai ka treguar se nuk ka forme. Retrospektiva e tij tregon qe ai vazhdon te mbetet hibrid. Mos u habisni qe neser, ai qe nuk arriti te gjente kuraje per nje dekade per t'i thene Zotit "faleminderit" qe e beri prind; ai qe e trajton antivleren si modernizem; ai qe perplas kembet e thote dua te jem kryeminister dhe dua te jem tani dhe s'dua te behem kryeminister me zgjedhje, se ato s'i duroj dot se s'fitoj dot, por dua kryeminister ne tavoline, t'ju leshoje dhe juve.
Nese Rama vazhdon e thote "Une e di qe me zgjedhje s'fitoj, por kutite dua t'i shoh, une s'di se cfare me ke vjedhur, por patjeter qe dicka do kesh bere, se kryeminister duhet te isha une etj. etj. si keto, shume shpejt do t'ju beje me faj juve pse nuk e bete me cdo kusht.
***
A nuk ju duket kjo e njejta logjike e Rames djaloshar kur sic rikujtuam keto dite, ne gjyqin e divorcit me bashkeshorten e tij, thoshte s'bej dot femije, por as analizat qe ta vertetoj kete nuk i bej!? A nuk ju duket po e njejta logjike e paqendrueshmerise kur thoshte ne 2007, nuk hyj ne zgjedhje se certifikates, megjithese e leshoj vete, nuk i ze bese!?
A nuk ju duket e njejta logjike kur thoshte nuk jap doreheqjen nga kryetar bashkie, as dua te jem deputet, por do behem kryeminister se s'ben!? A nuk ju duket e njejta logjike mosbesuese nese kujtojme qe kodin elektoral e kerkonte me ngulm si kusht per te hyre ne zgjedhje, por qe edhe pasi e beri vete kete kod, nuk hyri ne parlament, sepse nuk i beson Rames se para kodit!?
A nuk ishte po ky Edi Rama qe beri pakt me Nanon sa u be minister e kryetar bashkie dhe pasi mbaroi pune e mallkoi me formulen "Ti qe me bere nder mua, te befte Zoti gazep!? A nuk ishte po ky Rama qe ne 2007-en iu desh Ilir Meta, te cilin ne 2007 e perjashtoi si aleat e madje nisi ta sulmoje me formulat e spoteve anti-LSI!?
A nuk ju duket e njejta logjike kur tha se unaze e madhe s'e bej dot, po as ti qeveri e poshter s'mund te ma marresh, se eshte e imja!? A nuk eshte e njejta logjike e nje individi i cili flet ne nje retorike te perseritur per demokracine e lirine e medias dhe ne kongresin e Partise se tij, i perze me dhune? A nuk ju duket i njejti avaz i "beni si them une e mos beni si bej une, kur flet per barazine gjinore e denon krimet e rruges, dhe nuk i rendohet, te pakten koka nga imazhe ku ai vete ka qene protagonist, sa here del ne pseudombrojtje mediatike ndaj viktimave te dhunes?
A nuk ju duket i njejti refren mjeran genjeshtar kur premtonte program e politike te re, kur thoshte e perbetohej se ai eshte ndryshe, se ai dhe vetem ai, e ben politiken te re, se ai dhe vetem ai ben fushate pozitive, se ai dhe vetem ai nuk eshte per politika te cala dhe per politiken e baltes!?
A nuk ju duket mbret i mashtrimit kur fushaten e ben per te mbrojtur qytetaret dhe atyre u zhvat prone publike cdo dite!?
A nuk ju duket trim, kur tund flamurin e c' kioskezimit me nje dore dhe me tjetren firmos ndertime mbi rruge!? A nuk ju duket genjeshtar VIP, kur thote se e ben mitingun ne bulevard se eshte balle Kryeministrise dhe eshte i bukur, dhe nuk thote se i fut 10 mije (po ia fal 50 mije) protestuesit e tij te dale me hir a pahir ne ngushtica, se sheshin "Skenderbej" s'e mbush dot kurre!?
A nuk ju duket qesharak kur beson se ne Shqiperi ata qe kane deshire per te protestuar jane me shume se ata qe kane deshire per te festuar!?
Ky njeri eshte i destinuar te mbetet vetmitar, sepse nuk eshte i besueshem. Nuk nderton dot asnje lloj marredhenie, sepse nuk i beson as vetes. Nuk krijon dot lidhje afatgjata se nuk i qendron fjales. Nuk ka partnere politike se nuk i qendron pakteve ne politike
8 dhjetori e ndau historine si cdo ngjarje tjeter e madhe. Ne beteje me komunizmin shqiptaret ishin shume, ndaj sot te gjithe ata qe e urrenin ne heshtje, e shperfillen per vdekje, e tallen fshehurazi, e shane hapur, por dhe te tjere qe te veshtire e kishin iniciativen per te qene ne balle te revoltes, sot jane te fituar, ndaj ishin shume ne Sheshin "Skenderbej". Te humbur nuk jane nga vdekja e komunizmit as ata qe e mbajne ende gjalle ate. Edhe ata kane fituar shume, sepse kane fituar lirine e zgjedhjes mes komunizmit dhe demokracise. Por, te humbur thellesisht jane ende disa te tjere. Ata qe kurre s'kane pasur kuraje te zgjedhin e t'i qendrojne zgjedhjes se tyre, por kane jetuar mes farses se dyzimit dhe mbreterise se frikes. Ata, komuniste, sado pak qofshin, sic ka thene shoku Rama ne vepren e tij "Refleksione" ne faqen 197, mund te gjallojne ne forma te reja apo te vjetra.
Autori ka pasur te drejte! Ne forme te re apo te vjeter, ata jane njelloj te rrezikshem.
* Fjala e mbajtur dje ne Parlament