E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama, harroje pushtetin me dhune

Rozeta Rapushi

Deputetet e mazhorances, falenderuan dje te gjithe shqiptaret per pjesemarrjen dhe festimin e 8 dhjetorit, renien e sistemit komunist si dhe akuzuan ashper opoziten qe e quajti kete date nje fatkeqesi. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, i beri thirrje te gjithe deputeteve socialiste, qe te rrezojne njehere e mire murin e bojkotit. "Eshte nje "mur Berlini". Rrezojeni murin e mashtrimit. Rrezoni murin e interesave kriminale ekonomike. Me 28 qershor shqiptaret ju votuan per te kryer detyren e shenjte te opozites ketu ne Parlament",-tha Topalli. Sipas saj, ne 8 dhjetor, ne shesh ishin te majte dhe te djathte, ashtu si ne vitin 1990, por shume me shume. Kryetarja theksoi se ai nuk e pranon 8 dhjetorin e 1990, nuk pranon as 28 qershorin 2009. "Askush nuk mund te ktheje dot mbrapsht historine tone te demokracise, askush. Aq me pak ai qe 8 dhjetorin e quan fatkeqesi. Ata qe kane nostalgji per anen e gabuar te historise, jane shume pak. Perballe kane gjithe energjine pozitive te miliona shqiptareve. Me 8 dhjetor e pame. Jo me "mur Berlini". Kurre me", theksoi kryetarja. Ajo falenderoi dhe pershendeti nga foltorja e Kuvendit, te gjithe qytetaret per manifestimin e evropianizimit, ne perkujtimin e ndarjes me te kaluaren qe per gjysme shekulli. "Asaj kohe qe na izoloi, na mohoi, na rrethoi me bunkere, nuk na la fjalen e deshi te na ndalonte edhe mendimin. Historia jone nuk mbaroi diten kur rrezuam murin, aty filloi historia jone e re", vijoi Topalli. Po keshtu, edhe deputeti Gent Strazimiri, duke akuzuar ashper opoziten se per bojkotin dhe mos shkeputjen e saj nga e kaluara komuniste, falenderoi te gjithe pjesemarresit ne festen e demokracise. Deklaratat e ashpra kunder se majtes, vijuan edhe nga deputeti Dashnor Sula. Sipas tij, e majta nuk feston sepse nuk eshte shkeputur nga e kaluara e saj komuniste. "I bej thirrje kryetarit te opozites, Edi Rama, qe ta harroje se do ta marre pushtetin me dhune, ashtu sic u be ne vitin 1997. Ndaj une ftoj te gjithe deputetet e Partise Socialiste, qe te rikthehen ne Kuvend. Te vijne ne legjislacionin e ri qe do te celet ne janar", theksoi Sula.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›