E Shtunë, 31 Tetor 2026

AP: Pse i bejme oponence qeverise

Tirane-Perfaqesuesit nderkombetar dhe Presidenti i Republikes, Bamir Topi, te mbledhur ne nje konference te perbashket ne 10-vjetorin e krijimit te Avokatit te Popullit, shprehen te njejtin mendim, se Shqiperia ka ende shume per te bere ne drejtim te respektimit te te drejtave te njeriut. Dita e krijimit te Institucionit te Avokatit te Popullit, perkon edhe me diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, ku 61 vjet me pare, ne 10 dhjetor 1948 Kombet e Bashkuara miratuan Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut. Ne konferencen e djeshme Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i cili gezon mandatin e dyte ne kete detyre, tha se parime jane baza ku mbeshtetet veprimtaria e ketij institucioni, qe jane paanesia politike, konfidencialiteti, profesionalizmi dhe pavaresia nga tre pushtetet. "Thelbi i filozofise se funksionimit te Avokatit te Popullit ne Shqiperi, nuk eshte asnjehere opozite kunder qeverise, pavaresisht se cila force politike do te kete pushtetin, por do te jete gjithmone nje oponence per mireqeverisje. Per kete filozofi jemi mirekuptuar nga te gjithe palet qe bejne politiken ne Shqiperi", tha z.Dobjani, duke i falenderuar ato per bashkepunimin.

Keto 10 vjet te veprimtarise se Avokatit te Popullit, flasin per nje bilanc te madh pune nga ky institucion. Z.Dobjani tha se "me nderhyrjen e administrates sone, kane perfituar dhjetera e qindra njerez, ne ceshtjet e tyre per zgjidhje. Ardhja ne ndihme te qytetareve, eshte principi themelor i punes se Ombudsmanit. "Sot mund te thuash qe qytetaret nuk jane me te frikesuar per te shkuar ne komisariatet e policise, nga frika se mund te ushtrohet dhune. Por nga ana tjeter, edhe vete policia eshte ndergjegjesuar dhe efektivet e saj e dine qe ka nje institucion, qe ne cdo kohe mund te evidentoje rastet e dhunes, apo keqtrajtimeve",-tha z.Dobjani. "Tashme ne Shqiperi kemi nje realitet te kenaqshem, jo thjesht per faktin e realizimit te rreth 150 inspektimeve neper burgje, dhoma paraburgimi, apo spitale. Kontrollet tona kane pasur ndikimin e vet ne permiresimin e gjendjes ne keto institucione. Puna jone eshte perqendruar ne nderhyrjet ne fushen e burgjeve, te trajtimit te te denuarve apo te paraburgosurve, te nevojes per te pasur nje administrate sa me transparente, per t'ju dhene zgjidhje kerkesave te qytetareve ne nje kohe sa me te shkurter", u shpreh z.Dobjani. Volumi i zgjidhjes se ketyre ankesave, tregon edhe besimin qe kane qytetaret tashme tek institucioni i Avokatit te Popullit. Z.Dobjani pranoi se ka pasur edhe ankesa apo kerkesa qe kane qene jashte kompetences dhe juridiksionit te Avokatit te Popullit, si konfliktet pasurore brenda familjes, ose ankesa ndaj shoqerive private, por edhe ne keto raste ne kemi gjetur rrugen e zgjidhjes.

Institucioni i Avokatit te Popullit ne 10-vjetorin e krijimit te tij, vjen me nje status te trefishte: si zyre Ombudsmani, si institucion kombetar per promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe si mekanizem kombetar per parandalimin e tortures. "Per gatishmerine, humanizmin dhe kurajen e treguar ne permbushjen e misionit kushtetues per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut ne Republiken e Shqiperise", Presidenti i Republikes, Bamir Topi dekoroi Institucionin e Avokatit te Popullit me Urdhrin e larte "Nene Tereza".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›