E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritje page per mjeket me kualifikime

Rritje page per te gjithe ata mjeke qe rriten nga ana profesionale. Sipas Elvana Hanes, drejtoreshes se Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor te gjithe ata mjeke qe do te risin edukimin e tyre, do te perfitojne bonuse shtese ne page. Kete pike e parashikojne edhe kontratat e reja qe ISKSH-ja, do te firmose me spitalet te cilat hyjne ne fuqi ne fillim te vitit te ardhshem. Ndersa ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, eshte shprehur se te gjithe mjeket qe nuk kane pergatitjen e duhur profesionale duhet t'i lene vendin mjekeve te rinj qe e kane kete formim.

Pagat

Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor per vitin qe vjen, ka parashikuar qe te gjithe mjeket te cilet do te kryejne edukimin e vazhdueshem, do te jene me te privilegjuar sa u perket financimeve te dhena nga ISKSH, po ashtu edhe poliklinikat do te mund te marrin bonuse, cdo mjek qe ka kryer kete edukim. Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana u shpreh se per te gjitha qendrat shendetesore dhe per mjeket qe e kane kryer edukimin ne vazhdim do te jepet financimi perkates qe ne kontratat e vitit 2010. "Ne kemi perqindjen dhe kjo, eshte pjese e 5 perqindeshit qe ne japim per qendrat shendetesore. Behet fjale per nje bonus prej 5 per qind mbi pagen qe shperndahet cdo 3 muaj, ku nje nga indikatoret e rendesishem eshte trajnimi i stafit mjekesor. Jane 20 pike qe jepen fillimisht, per 10 piket qe do te merren ne vitin e pare (2010) dhe pastaj ne cdo vit, per 50 piket qe jane parashikuar qe te jepen ne cdo vit per mjeket dhe stafin tjeter qe do te edukohet", ka pohuar drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana. Sipas saj, perfitimi nuk do te jete individual, por do te jete per te gjithe qendren. Por te gjithe mjeket, te cilet duhet te vazhdojne do te marrin nga 10 pike secili ne vitin e pare, ne vitet e tjera do te jene 20-30, sipas tabeles se percaktuar.

Edukimi

Edukimi i vazhduar qe eshte procesi permes te cilit mjeket perditesojne dijet e tyre, me te rejat e fundit ne fushen mjekesore, do te vendose edhe nese nje mjek do te qendroje apo jo ne pune. Vete ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, gjate konferences se pare kombetare mbi edukimin e vazhdueshem, u shpreh se ata mjeke qe nuk do ta kete kete rifreskim te dijeve te tyre, nuk do te jene pjese e stafeve mjekesore ne spitale. Sipas Vasilit duke filluar nga janari i 2010 te gjithe mjeket, farmacistet dhe dentistet do te regjistrohen ne programin e ricertifikimit dhe do te kene detyrimin per te permbushur kerkesat e tij. "Ne kete moment nisja eshte e barabarte per te gjithe, vendosim rregulla te barabarta per te gjithe dhe vullneti e deshira e gjithsecilit, do te beje diferencen ne fund te kesaj gare. Ne kete pike nuk do te kete tolerance sepse faturen e mungeses se profesionalizimit e paguan i gjithe sistemi shendetesor shqiptar", ka pohuar gjate fjales se tij ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Keto deklarata Hana dhe Vasili, i bene gjate konferences se pare kombetare per edukimin ne vazhdimesi per profesionistet e shendetesise.

Mjeket pa pune, nese nuk kualifikohen

Mjeket nuk mund te sigurojne nje vend pune vetem me njohurite qe kane marre nga bankat e shkolles. Po keshtu nese e kane kete vend pune, nuk mund ta mbajne deri sa dalin ne pension dhe kjo, sepse duhet te kualifikohen here pas here per njohurite me te fundit te shkences dhe profesionit. Nese kane mangesi te theksuara ne formimin e pergjithshem, mjekeve do t'u nderpritet pergjithmone e drejta per ushtrimin e profesionit. Kjo pasi tashme cdo mjek do te jete i detyruar qe edukimin e tij profesional te mos e perfundoje me perfundimin e studimeve te larta apo specializimeve afatgjata, por do te jete i detyruar te ndjeke sistemin e edukimit te vazhdueshem. Qe do te thote se ata, per te mbajtur nje vend pune, do te jene te detyruar te ndjekin seminare, trajnime, konferenca apo simpoziume, ne fund te te cileve do te marrin nje sasi kreditesh per formimin shkencor, etik e moral. Kjo do gje do te perseritet cdo tre ose pese vjet dhe nuk eshte ne deshiren e bluzave te bardha, por eshte e detyrueshme me ligj.

Shtesat

Mjeket te cilet do te vazhdojne te kualifikohen, do te kene edhe rritje te pages. Sipas Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor parashikohet nje bonus prej 5 per qind mbi pagen, qe shperndahet cdo 3 muaj ku nje nga indikatoret e rendesishem eshte trajnimi i stafit mjekesor.

Kualifikimet

Mjeket nuk duhet te mjaftohen vetem me njohurite qe kane marre ne bankat e shkolles apo gjate specializimit te tyre ne nje fushe te caktuar. Duke filluar nga viti 2010 te gjithe mjeket, farmacistet dhe dentistet do te regjistrohen ne programin e ricertifikimit dhe do te kene detyrimin per te permbushur kerkesat e tij


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›