Berisha: Me tokat e lira do të kompesohen ish pronarët

Në prag të zgjedhjeve elektorale, kryeminsitri Berisha u premton ish-pronarëve kthimin e pronave. Në mbledhjen e radhës të qeverisë, kryeministri bëri të ditur se grupi Ad Hoc i ngritur për këtë çështje ka evidentuar të gjithë tokat e lira turistike në bregdet dhe do ti përdoror ato për kthimin dhe kompensimin e pronave. Shefi i mazhorancës siguroi se do të mbajë qëndrimin e duhur ndaj pronës jo sikundër bën kryetari i bashkisë së Tiranës. Tokat në dispozicion për kthimin dhe kompensimin e pronave janë bregdeti Adriatik, bregdeti Jon, Liqeni i Shkodrës dhe Liqeni i Pogradecit si dhe Mali i Priskës.