BDI, kërkesë kuvendit për zgjedhje të parakohshme.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të dorëzojë sot në kuvend dokumentin nismëtar në të cilin kërkon shpërndarjen e parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Të 15 deputetët e BDI-së kanë nënshkruar këtë dokument dhe pritet ta dorëzojnë atë në parlament. Sipas BDI-së, maxhoranca aktuale është joefikase dhe Maqedonisë i duhet një shumicë e re parlamentare, e cila do të kishte mandate për mbylljen e bisedimeve me Greqinë dhe hyrjen e vendit në NATO.