Rama : Zgjedhjet me sistem proporcional rajonal
Kryetari i partisë socialiste Edi Rama deklaroi se varianti proporcional rajonal është ai që partia socialiste mbështet për sistemin zgjedhor. Ai është i mendimit se ky lloj sistemi shmang abuzimet dhe mbron votën e lirë të shqiptarëve. Ky lloj sistemi cilësoi Rama do të ishte edhe në të mirë të të gjitha partive. Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e ngritura sikur është bërë një marveshje mes partisë që ai drejton dhe Partisë Demokratike për reformën zgjedhore.