BDI kundër, ndarjes etnike në Strugë
Strugë - Ndarja në baza etnike e nxënësve shqiptarë dhe maqedonas në Strugë është e papranueshme për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) ndërsa për VMRO-DPMNE-në kjo çështje duhet zgjidhur përmes institucioneve të shtetit. Nënkryetari i BDI-së Rafiz Haliti është shprehur kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit që nxënësit e shkollës së mesme në Strugë të mësojnë të ndarë.
Ai ka theksuar se incidentet janë të motivuara politikisht dhe se dikush manipulon me nxënësit. “Qëndrimi i BDI-së është që nxënësit të mësojnë bashkë e jo të ndarë. Ky ka qenë edhe qëndrimi i kryetarit të Stugës Ramiz Merko. Me siguri që përgjegjësinë duhet ta marrin ata të cilët e kanë miratuar këtë vendim, ministri dhe drejtoresha e shkollës”, tha Haliti.
Në VMRO-DPMNE vlerësojnë se problemet në arsim duhet t’i zgjidhin institucionet e shtetit gjegjësisht ato për arsim dhe se në këto çështje nuk duhet të përzihen partitë politike. “Ka institucione shtetërore që merren me çështjet e arsimit dhe të njëjtat duhet t’i zgjidhin këto probleme. Kjo nuk u takon partive politike që të përzihen në punën e institucioneve arsimore”, ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski. Ndryshe, mësimi në shkollën e mesme “Niko Nestor” prej të martën do të zhvillohet në ndërrime të pastra etnike. Drejtoresha e shkollës Mare Bojçevska - Saveska tha se vendimin e ka sjellë Këshilli i shkollës si zgjidhje të përkohshme që do të zbatohet deri në fund të vitit shkollor. Lajm/Start