E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stojanovski: Struga si Mitrovica

Strugë - Situata në fushën e arsimit në Strugë tashmë mund të krahasohet me atë në Mitrovicë. Kështu ka deklaruar Ministri Maqedonas i Arsimit Pero Stojanovski. Gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësues të institucioneve arsimore në Strugë dhe me mësues të shkollës Niko Nestor”, Stojanovski u shpreh se në këtë qytet mësimi do të zhvillohet në turne etnike dhe këtë përgjegjësi do ta marr ai vetë. “Rënia nga posti ministral i një personi është më pak pa vlerë kundrejt viktimave në shkollë”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, mësimdhënësit shqiptarë kanë vendosur që të zhvillojnë një takim me prindërit e nxënësve shqiptarë, ku do të shqyrtohet situata e re e krijuar në këtë shkollë. Pas mbledhjeve prindore, profesorët shqiptarë do të deklarohen lidhur me këtë “epilog” të padëshiruar. Të pyetur për situatën aktuale në shkollën “Niko Nestor”, asnjë nga profesorët shqiptarë, nuk ka preferuar të prononcohet, duke theksuar se do të dalin me komunikatë të përbashkët pas mbledhjes së tyre me prindërit e nxënësve shqiptar.

Nga ana tjetër, drejtoresha Mare Bojçovska, e cila nuk gjendej në shkollë, kishte lënë në sekretarinë e saj një njoftim me shkrim, përmes të cilit bën të ditur se: “përfundimisht janë harmonizuar qëndrimet e organeve të shkollës ‘Niko Nestor’ dhe institucioneve kompetente, lidhur me organizimin dhe zhvillimin e procesit mësimor. Me kënaqësi të veçantë theksoj se jam e nderuar për ta zbatuar këtë vendim për turne gjuhësore, sepse vendimi është harmonizuar me kërkesat e shumicës së nxënësve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›