E Diel, 1 Nëntor 2026

Lehne: GJND nuk do të ketë vlerësim për Kosovën

Vjenë -Drejtori politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë dhe ish i dërguari i BE-së në bisedime për statusin e Kosovës Stefan Lehne, deklaroi për agjencinë APA se është pak e besueshme që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vlerësojë se shpallja e pavarësisë së Kosovës paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Lehne ka thënë se, shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë zgjidhja më e mirë, por ka shtuar se nuk ka pasur alternativë.

Diplomati austriak po ashtu ka thënë se Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sepse ishte e bindur se kishte parakushte për ekzistencën e shtetit të Kosovës. Megjithatë, ai ka shtuar se ekzistojnë edhe mendime të ndryshme dhe se, “do të kalojë edhe goxha do kohë derisa pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën të njohin atë, dhe që BE-ja të mund të marrë një qëndrim unik rreth kësaj çështjeje”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›