E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia emëron ambasadorin në Prishtinë

Prishtinë -Është emëruar ambasadori i parë i Turqisë në Republikën e Kosovës. Metin Hysrev Ynler (Metin Husrev Unler) do të qëndrojnë në krye të ambasadës turke në Prishtinë. Ynler ka qenë zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe i të drejtave të njeriut në Ministrinë turke të Punëve të Jashtme, bëjnë të ditur mediat turke në gjuhën angleze. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt të një viti më parë, Turqia është përfaqësuar në Kosovës nga një i ngarkuar me punë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›