Lajçak: Nuk jemi të gatshëm të njohim Kosovën
Bratisllavë -Sllovakia duket e vendosur në qëndrimin e saj për të mos njohur pavarësinë e Kosovës. Shefi i diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak, ritheksoi edhe një herë se vendi i tij nuk i gatshëm të njohë pavarësinë e shtetit të ri, pasi sipas tij Sllovakia nuk mund të njohë "shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës". Lajçak, i cili u emërua në janar, i bëri këto komente në Bratisllavë në konferencën e parë për shtyp që nga emërimi si ministër i Punëve të Jashtme.