Ministri i Jashtëm i Luksemburgut viziton Kosovën
Prishtinë -Ministri i deleguar i Punëve të Jashtme dhe Emigracionit të Luksemburgut, Nikolas Shmit ( Nicolas Schmit), pritet të mbërrijë për një vizitë zyrtare në Kosovës gjatë kësaj të mërkure. Ministri i Luksemburgut do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Skënder Hyseni.