KQZ, sot dita e Referendumit
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Në rast se KQZ refuzon kërkesën tonë do të përdorim të gjitha mjetet e mundshme demokratike për ta kundërshtuar. Do të pëdorim protestat, iniciativat qytetare për mbledhjen e firmave në rrugë të tjera, kontaktet me përfaqësitë diplomatike, kërkimin e ndihmesës së institucioneve të tjera të shtetit”, - tha Stefani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton sot kërkesën e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, për t i hapur ose jo rrugë një referendumi të gjerë. “Mbrojtësit” e Kushtetutës janë në pritje të këtij vendimi për të përcaktuar dhe hapat e mëtejshëm që do të ndjekin. Anëtari i KMK-së, Andrea Stefani, pohoi për gazetën se do të nisnin protestat në rast se KQZ refuzon kërkesën për referendum. Ai u shpreh se duke pasur parasysh si po zhvillohen gjërat në Shqipëri, se si Parlamenti në mënyrë krejtësisht arrogante, i dominuar nga vullneti i Berishës nëpërmjet Topallit, nuk voton as dekretet e Presidentit, pra duke pasur këtë traditë të keqe mund të rriten presionet politike mbi KQZ-në, çka mund të sillte një vendim kundër referendumit. Stefani sqaroi se KQZ shërben vetëm të lehtësojë procedurat dhe nuk është detyra e saj të vendosë për drejtësinë dhe kushtetueshmërinë e një kërkesë për referendum. Sipas tij, kjo kompetencë është vetëm e Gjykatës Kushtetuese.
Qëndrimi
Në rast se KQZ refuzon kërkesën tonë do të përdorim të të gjitha mjetet e mundshme demokratike për ta kundështuar. Do të pëdorim protestat, iniciativat qytetare për mbledhjen e firmave në rrugë të tjera, kontaktet me përfaqësitë diplomatike, kërkimin e ndihmesës së institucioneve të tjera të shtetit që ruajnë ende pavarësinë, për të bërë të mundur që populli të fitojë të drejtën për t u shprehur për dokumentin themelor të shtetit që është produkt i sovraniteti të vullnetit të popullit”, - paralajmëroi dje Stefani. Ai sqaroi se vendimi për kushtetueshmërinë e kërkesës i takon Gjykatës Kushtetuese dhe jo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili lehtëson një procedurë administrative. Ndërkohë që kreu i KMK-së kujtoi dje se tashmë mazhoranca po vepron në bazë të amendimeve që i janë bërë Kushtetutës. Sipas tij, kërcënimi që Berisha u ka bërë deputetëve demokratë “ose me të ose në zgjedhje të parakohshme”, është një dëshmi e qartë e zbatimit të amendimeve të neneve 104 dhe 105 për mocionin e besimit dhe mosbesimit. “Berisha e ka përdorur si kobure këtë nen të Kushtetutës, i cili fatkeqësisht, u bë i mundur të ndryshohet dhe me votat e socialistëve. Pra kemi në mënyrë konkrete politike përdorimin e këtij amendimi dhe dëshminë e akuzave tona publike se këto amendime na japin një superkryeministër”, - tha Zheji. Ai theksoi se arroganca e përshkallëzuar qoftë me prokurorinë, qoftë ndaj sistemit gjyqësor apo ndaj bllokimit të dekretit të Presidentit është një element tjetër i këtij superkryeministri. “Ky aplikim arrogant me ngjyra parafashiste që po bën qeveria në këto momente ndaj institucioneve, krijon bindjen që rruga që kemi zgjedhur është e drejtë dhe do t i shkojmë asaj deri në fund”, - u shpreh kreu i KMK-së. Ndërkohë që Sfefani theksoi se në rast se KQZ nuk pranon kërkesën për dhënien e formularëve tip, kjo do të ishte një shenjë tjetër e arrogancës së institucioneve, të cilat nuk janë më të lira, por janë të kapura nga politika. “Kjo do të ishte një shprehje e qartë e presionit që ushtron politika mbi institucionet. Pra shqiptarët do të kishin një shenjë tjetër të qartë dhe alarmuese të faktit që sundimi i ligjit, i cili nuk po instalohet në Shqipëri është zëvendësuar në fakt me sundimin e arrogancës së mazhorancave në pushtet dhe afër pushteteve”, - tha ai. Në fund të muajit të kaluar, Artur Zheji, kryetar i Komitetit të Mbrojtjes së Kushtetutës, paraqiti në KQZ shkresën, përmes së cilës një grup nismëtar prej 24 personash, zgjedhës të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve, kërkojnë fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit nr. 9904, datë 21.04.2008 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008