E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy gabimet e Barack dhe Michelle Obama në Londër

Londër -Çifti presidencial amerikan Barack dhe Michelle Obama, kanë shkelur protokollin britanik, i njohur për rreptësinë e tij. Çifti presidencial, që ndodhet në Britaninë e Madhe me rastin e samitit të G20-s ka bërë gabime që kanë tronditur opinionin publik britanik. Gabimin e parë Barack dhe Michelel Obama e bënë në pritje tek mbretëresha britanike Elizabeta II duke i dhuruar një iPod. Por, duke qenë se mbretëresha është e pasionuar pas teknologjisë elektronike, duket e pavend që asaj t'i bëhet një dhuratë e tillë. Faktikisht, mbretëresha ka një MP3.

Në pritje ka ndodhur edhe një gabim i dytë, edhe më serioz. Zonja e parë amerikane ka shkelur rregullat duke bërë një gabim si ai i ish-presidentit francez, Jacques Chirac. Michelle Obama e ka prekur në shpinë mbretëreshën, që sipas protokollit të oborrit mbretëror nuk lejohet absolutisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›