Obama në Strasburg në samitin e NATO-s
Presidenti i SHBA Barak Obama ndodhet në Strasburg për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që bashkorganizohet nga Franca dhe Gjermania. Mësohet se para Samitit, Obama do të takohet ditën e sotme me Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi dhe me Kancelaren gjermane, Anxhela Merkel. Gjithashtu presidenti i ri i SHBA do të marrë pjesë në një konferencë ku do të jenë të pranishëm studentë të universiteteve franceze dhe gjermane.
Samiti i NATO-s pritet të nisë sonte në qytetin Baden Baden të Gjermanisë me një darkë ku do të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra të shteteve të ndryshme.
Samiti i NATO-s pritet të nisë sonte në qytetin Baden Baden të Gjermanisë me një darkë ku do të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra të shteteve të ndryshme.