E Diel, 1 Nëntor 2026

BDSH: Kemi bindjen se Shqipëria së shpejti do të bëhet pjesë edhe e BE-së

BDSH në Maqedoni, u dërgoi telegrame urimi krerëve të institucioneve shqiptare me rastin e nënshkrimit të protokollit nga presidenti Bush për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
“Nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga ana e Presidentit amerikan George W. Bush paraqet një ditë historike për Republikën e Shqipërisë dhe për shqiptarët kudo që jetojnë. Është dëshmi për orientimin drejtë vlerave euroatlantike të shqiptarëve në Ballkan dhe në të njëjtën kohë mirënjohje për angazhimet konstruktive të institucioneve shtetërore të Shqipërisë. Bashkimi Demokratik Shqiptar përshëndet firmosjen e këtij protokolli me bindje të thellë se Shqipëria së shpejti do të bëhet pjesë edhe e Bashkimit Evropian. Më lejoni që në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të BDSH-së t’ju shpreh gëzimin tonë për këtë eveniment historik dhe t’ju përcjell urimet tona më të sinqerta për Juve personalisht dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në telegramin e BDSH drejtuar Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, kryeministrit, Berisha si dhe kryeparlamentares, Jozefina Topallit.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›