Biberaj: Anëtarësimi i Shqipërisë e Kroacisë, perspektiva ët reja për vendet e Ballkanit

Aleksandër Biberaj, Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe deputet i Partisë Demokratike, përshëndeti dje firmosjen e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO nga Presidenti i SHBA-së George w. Bush. ”Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO i shërben rritjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe në Evropë. Në të njëjtën kohë, ai hap perspektiva të reja për anëtarësimin e vendeve të tjera ballkanike apo evropiane që aspirojnë për të qenë anëtarë të NATO-s”, u shpreh Biberaj. Ndër të tjera, Aleksandër Biberaj vlerëson se firmosja e protokollit të anëtarësimit nga Presidenti i SHBA-së shpreh gjithashtu besim për reformat e kryera deri tani nga Shqipëria dhe Kroacia, si dhe është inkurajim për të vazhduar më tej në rrugën e reformave, me qëllim konsolidimin e mëtejshëm të shtetit ligjor dhe të demokracisë. ...