Dejvid Miliband: BE duhet të zgjerohet edhe me vendet Ballkanit Perëndimor
Shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Miliband deklaroi se të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të duhej patjetër të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Ai e bërë këtë deklaratë për të përditshmen sllovene, “Dnevnik”. “Sllovenia e suksesshme është shembulli dhe argumenti më i mirë se BE duhet të zgjerohet në tërë Ballkanin perëndimor”, ka deklaruar Miliband. “Sllovenia dëshmoi një shembull të suksesshëm të kombinimit të krenarisë kombëtare dhe përgjegjësisë ndërkombëtare si dhe vetëdijes së lartë që nuk është rrezikuar asnjëherë në integrimet evropiane dhe ndërkombëtare”, ka theksuar Miliband. ...